osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edmond Haxhinasto 4 orë në SPAK! Ish ministri i Transporteve dëshmon për dosjen ‘Meta’: U thirra për disa çështje të caktuara

Edmond Haxhinasto 4 orë në SPAK! Ish ministri i Transporteve dëshmon për dosjen ‘Meta’: U thirra për disa çështje të caktuara

Për gati 4 orë Edmond Haxhinasto – ish ministri i Transporteve dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ilir Metës është marrë sot në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme. Haxhinasto u pa të hynte në SPAK në orën 13:50 minuta ndërsa e la atë në orën 17:40.

Për gazetarët u tregua i rezervuar duke sqaruar vetëm se ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe kishte dhënë deponime për disa çështje të caktuara. .

“Jam thirrur për disa çështje të caktuara. Kam dhënë deponimet e mija aty ku duhet” tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK

Burime për gazetaren Keti Banushi bëjnë me dije se Haxhinasto është thirrur për t’u marrë në pyejte lidhur me dosjen ‘Meta’. Dyshohet se është pyetur për veprime të tij gjatë kohës që ka qenë ministër i Transporteve.

Haxhinasto ka mbajtur pozicionin e Ish-ministrit të Transportit dhe pozicionin e ish-ministrit të Jashtëm gjatë kohës kur Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë ishte në bashkëqeverisje, fillimisht me Partinë Demokratike dhe më pas në mazhorancë me PS.

Ai ka qenë dhe është një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Ilir Metës si kur ai drejtonte LSI-në ashtu dhe tani që kjo parti ka ndryshuar emrin në Partia e Lirisë. Sot Haxhinasto mban postin e Kryetarit të Komisionit Drejtues Kombëtar (KDK) në Partinë e Lirisë.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024 kur dhe u arrestua dhe po hetohet për 3 akuza lidhur me dosjen e lobimit në SHBA dhe dosjen Cez Dia. SPAK po e heton për ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Ndërkohë Monika Kryemadhi, ish kryetarja e Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e Metës – në proces divorci – po hetohet po për këto akuza por nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’