osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Editorialisti Besi Bekteshi: Çakejtë” USA-fobë politikë dhe mediatikë, në rrotullim ëndrrash në varr më shumë se Enveri!

Editorialisti Besi Bekteshi: Çakejtë” USA-fobë politikë dhe mediatikë, në rrotullim ëndrrash në varr më shumë se Enveri!

Nga një gjysëm provokacioni (100% provokacion) dhe gjysëm dëshire folkpolitike të Ministrisë së Jashtme, Tirana mediatike dhe USA-Fobe, shpërtheu klithmat idiote me çakejtë e saj antiamerikane!

Jo kundër znj Kim jo! Ajo është thjesht pjesa e lirë për tu goditur nga “Foltoristët dhe Partiliristë dhe ndonjë Rilindisto komunist”, por kryesisht nga një dorë mediatike në pjesën e saj më të degraduar shpirtërisht dhe moralisht si Çakej anti USA!

Të shëmtuar dhe në origjinë lumpen proletariat, që nga e dikurshmja e tyre bunker enveristo-fshataro-kooperativiste, të ardhur në Tiranë më vonë se valanga e parë e prurjes së PKSH-së në Kryeqytet, ranë në kurthin e marrëzive të tyre mediatike me Kim, që medemek po largohej se Berisha ishte trim dhe se Rama po e largonte se ishte dhe ky “trim” në State Department.

Çfarë nuk u dëgjua për tre ditë të shëmtuara që nuk godisnin “Guvernatoren Kim” por po lëshonin akuza dhe po armiqësonin drejtë për drejtë shoqërinë shqiptare me USA-n, që po sillej si “Guvernatore” dhe po shkatërronte Drejtësinë me reformën e tyre që nuk donte Shqipërinë dhe se ishte e dështuar! Gazetarë që dalin nga kurthe televizionesh pronë trafikantësh dhe “apaltistësh” poe dhe refugjatësh në Tiranë të ardhur nga zgafella rurale dhe që bëjnë tashmë individët e propogandës anti amerikane në Shqipëri.

Pronarë që paguajnë “idiotët gagaçë së të folurës normale” dhe që bombardojnë përditë me antiamarikanizëm dhe anti demokraci shoqerinë shqiptare. Këto ditë kemi dëgjuar se fajet e ka vetëm Amerika që Shqipëria është kështu! Ajo që ka shpallur non grata njeriun e madh të demokracisë Berisha dhe që po afrohet me shpejtësi te disa të tjerë përfshi dhe Integruesit që sot janë të Lirisë si Parti!

Po biles dhe në skutat e koridoreve të PS-së gati filloi të dilnin jargët e prishjes me Kim, që pastaj të fillonin dashuritë e tyre të zakonshme me varrin e Enverit dhe me këtë të fundit që sillej rrotull në të. E kuptishme kjo për ish anëtarin e PPSH së Enverit ose Berishën, por dhe për disa syresh në PS! Po po dhe lart. Gati u formua në heshtje “Aleanca Antiamerikane Shqiptare” dhe pse nuk kanë bythë të shpallen – live! Dikush e ka pasur babain, dikush gjyshin në gjunjë me Enverin kur qante Stalinin dhe dikush babain spiun me rusët, kur Enveri u prish me to! Tani këtyre tipave Kim ju bën si Guvernatore dhe ju ka prishur dhe reformën në drejtësi! E prandaj ajo do të largohet me turp nga Shqipëria!

Kurse zonja Kim ju përgjigj të gjithëve kështu: Kemi pasur këtu ushtarakë amerikane, e kishit menduar këtë? Në çfarëdo lloj pike gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, ai madje po rrotullohet në varr. Duam që të jeni si pjesa tjetër, Europë. Prandaj dhe do iu shtyjmë para. E di që është e pakëndshme ndonjëherë kur iu shtyjmë para. Ne jemi miqtë tuaj. Ne duam që ju të jeni vendi më i mirë që mund të jeni. Duam të jeni të fuqishëm dhe të pasur. Të thonë të tjerët që uau ia dolën mbanë. Zgjodhën një shteg të vështirë, por ia dolën mbanë. Tani nuk është koha për të pushuar, nuk është koha për të dhënë mjaft.

Tani është koha për të thënë ne do të shtyjmë para. Brezi i ardhshëm vërtetë i ka sytë tek ju. Le të përveshim mëngët së bashku dhe të ulim më tej çështjet e prapambetura le të sigurohemi që vendimet që do të merren, se kush do jetë këtu apo atje, le të sigurohemi që vendimet ta çojnë drejt të ardhmes që nuk do na mbajnë para. Pra USA do të na shtyjë përpara! E kjo dhe pse e dinë se dikush nuk është dakort për këtë gjë. Sepse e dinë se dikush është më shumë antiamerikan, se sa anti Rama!

Por SHBA-të e kanë marrë një vendim për të na shtyrë, sepse ne nuk mund të ecim kaq shumë pa na shtyrë përpara drejt Europës. Sidomos nga Çakejt USA-Fobë, që kanë dhe televizione dhe para të ardhura dhe nga ato vende stepash dhe që akoma ky skandal (para stepash) nuk ka plasur në Shqipëri. Akoma nuk kanë dalë ku i kanë marrë dhe në çfarë trafiku. Tanimë çakejve anti USA, ju është thënë qartë! USA po na shtyjnë dhe ata (USA-Fobët) mund të thonë gjithë ditën se Kim sillet si Guvernatore dhe Usa po dështon në reformën e drejtësisë që ka marrë përsipër.

Çakejt sigurisht këtë punë kanë, por dhe USA do të vazhdojë të shtyjë! E sot sidomos kjo e findit është bërë e qartë. Po po për të gjithë.