osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Reja e nis me njollë te Shqipëria, ftesë me “mik” për dështimin e sezonit

Edi Reja e nis me njollë te Shqipëria, ftesë me “mik” për dështimin e sezonit

Mos e besoni po deshët, por Hysen Memolla është emri i radhës i ftuar nga trajneri Edi Reja. Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë pjesë e grupit për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

Një grumbullim i çuditshëm dhe që vjen erë, pasi 26-vjeçari luan për Salernitanën e Lotitos dhe Tares. Kavajasi ka vuajtur shumë këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm 2 ndeshje me ekipin e dytë të Hajduk Splitit dhe 3 ndeshje jo të plota me Salernitanën në Seria B.

406 minuta në të gjithë edicionin futbollistik 2018-19. A janë të mjaftueshme kaq minuta për të luajtur me kombëtaren, aq më tepër në Kroaci 2 (180 minuta) dhe Seria B (226)? Jo, sigurisht. Memolla kaloi në janar tek ekipi i Salernitanës dhe ka luajtur vetëm në 3 ndeshje, të gjitha sfida të humbura.

Ftesa e tij duket më shumë një “nder” për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren, që ta shesë Memollën dhe t’i rrisë vlerat, se sa një vlerë e shtuar për Shqipërinë, shkruan Telesport. Aventura e Rejës me Shqipërinë duket se do të nisë me një njollë. Lajmin për ftesën e Memollës e ka dhënë vetë klubi i Salernitanës.