osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Edi Rama vizitë në SHBA, pritet në takim nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, ja detajet

Edi Rama vizitë në SHBA, pritet në takim nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, ja detajet

Kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për t’u takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

“Mendoj se ne jemi duke dhënë një shembull shumë të fortë së bashku këtu sot, veçanërisht mbi nevojën për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe rrjetet tona më të ndjeshme që kemi, të punojmë me palë të besueshme.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani dhe mendoj se është një mesazh i fuqishëm për t’u dërguar. Në një aspekt më të gjerë, unë jam vërtetë mirënjohës për punën që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qenë në gjendje të bëjnë së bashku në shumë fusha të ndryshme, duke përfshirë stërvitjen Defender 21 që e bëmë me kaq sukses.

Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje dhe në të gjitha aspektet, ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në takimin e Brukselit.

Kryeministri Rama tha në atë kohë se është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Për mua e për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm, sepse, siç besoj ju e dini, kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë që prej disa vitesh e duke i kërkuar edhe të tjerëve, vendeve në rajon që të bëhen pjesë e që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi e për ta vënë këtë korridor komunikimi të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëve të Shqipërisë, institucioneve shqiptare, forcave të sigurisë e të mos lejojmë që të komprometohet nga aktorë të tretë që nganjëherë janë aktorë dashakeqë”, tha ai.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama pritet të marrë pjesë në mesin e muajit shkurt edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.