Kryeministri Edi Rama ka nisur konferenecën e jashtëzakonshme, në të cilën po prezanton planin e posaçëm për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza e energjetikës.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se nëse paga minimale rritet 500 euro sa hap e mbyll sytë, vendi hyn në një krizë urie në më pak se një vit.
“Nëse e rrisim pagën minimale jo në 500 euro, por në 500 mijë lekë, sa hap e mbyll sytë, na duhet më pak se një vit që të hyjmë në krizën e urisë. Pagat e pensionet në një vend rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi. Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, pra nga kontributet e atyre që punojnë…
Dikush po thotë se 8 vjet më parë i paskemi pasur pagat më të larta dhe sot jemi të fundit, po faktet nuk janë opinione dhe tabela e pagave flet ndryshe. 8 vjet më parë kemi qenë të fundit, të tjerë thotë se i kemi braktisur njerëzit në nevojë dhe që kemi rritur energjinë elektrike, faktet nuk janë opinione.
Të rrisësh pagat përtej mundësive, logjikë e Sudes! Me reformën tonë të energjisë, çmimi u ul nën koston e prodhimit për të mbrojtur konsumatorët”, tha Rama.