osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama: Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët

Edi Rama: Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe një herë ditën e djeshme se të gjithë ata punonjës ministrish që nuk iu kanë dhënë shërbimet e duhura qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi. Teksa komentoi raportin e zbardhur të ankesave të mbërritura tek platforma e bashkëqeverisjes, Rama u shpreh në rrjetet sociale se tanimë nuk do të lejohet një sistem me parazitë dhe korrupsion.

Sipas tij, që nga muaji tetor e deri në korrik janë zgjidhur plot 13.694 probleme të popullit. “Zgjidhja përmes kësaj platforme, në vetëm 10 muaj, e 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve konkretë të këtij vendi, është një afirmim kuptimplotë i këtij mekanizmi inovativ që fuqizon qytetarin. Vendos qeverinë gjithnjë e menjëherë në krah të tij.

Garanton ndërveprimin e suksesshëm mes tyre në të mirë të çdo qytetari dhe identifikimin e punonjësve që duhet të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët. Nuk ka më asnjë dyshim! Platforma shqiperiaqeduam.al është rruga jonë e re, e shkurtër dhe e shpejtë, për të zgjidhur së bashku hallet e problemet tuaja me administratën. Po ashtu, shqiperiaqeduam.al është edhe fuqia jonë e përbashkët kundër parazitizmit e korrupsionit në zyrat e shërbimeve të shtetit për qytetarin”, deklaroi numri një i qeverisë. Sipas Edi Ramës, bashkëqeverisja me njerëzit po rezulton efikase dhe do të thotë se mjafton një mesazh që qeveria të nisë nga puna për të zgjidhur ankesat e qytetarëve.

Në fund të reagimit, kryeministri u përsëriti edhe një herë thirrjen qytetarëve që të drejtohen tek platforma shqipëriaqëduam.al për çdo problematikë që kanë. “Mos ngurroni dhe as mos humbni kohë! Zgjidhni shqiperiaqeduam. al për të zgjidhur hallin a problematikën Tuaj, duke e përcjellë fjalën Tuaj drejt e në qeveri dhe kësisoj ndikoni edhe që, hap pas hapi, në çdo zyrë të shtetit tonë njerëzit e zakonshëm të marrin në kohë e me cilësi, shërbimin që meritojnë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.