osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama: Shpallja “non grata” e Berishës dhe dënimi i Llallës, mesazh i hapur se të korruptuarit nuk janë imunë

Edi Rama: Shpallja “non grata” e Berishës dhe dënimi i Llallës, mesazh i hapur se të korruptuarit nuk janë imunë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha “non grata”, ndërsa deklaroi se në mandatin e tretë të qeverisë së tij ka shumë gjëra që mund të bëhen ndryshe, sikundër është avancimi i luftës kundër korrupsionit.

Duke folur dy ditë më parë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se shpallja e Berishës i padëshiruar nga amerikanët, sipas tij, është një fakt që në sytë e shqiptarëve është prej vitesh. Madje, Rama theksoi se ky vendim tregon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe nuk ka asnjë monument të parrëzueshëm të së shkuarës të korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë.

“Flet vetë Sekretari i Shtetit në këtë rast dhe mendoj që çdo prononcim në këtë drejtim do të politizonte edhe më shumë një fakt, i cili nuk ka nevojë për koment, një fakt që është në sytë e gjithë shqiptarëve, jo sot, por prej vitesh e vitesh, një fakt që tregon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe se nuk ka më asnjë monument të parrëzueshëm të të shkuarës së korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë”, deklaroi ai.

Ndërkohë kryeministri Rama ka komentuar edhe dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, me 2 vite burg nga apeli i GJKKO. Kryeministri Rama theksoi se ky dënim flet vetë që në Shqipëri pandëshkueshmëria nuk është më një normë. Madje, shefi i qeverisë nënvizoi se Shqipëria është në një luftë të hapur kundër korrupsionit dhe krimit. “Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë.

Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Europë, së dyti po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.