Tropoja e vjetër ku ndodhet dhe fshati Viçidol është vendlindja e Sali Berishës. Ai e braktisi këtë vend jo vetëm fizikisht, por dhe financiarisht gjatë kohës që ishte në pushtet. Për gati 3 dekada ai ka shkelur vetëm dy hërë truallin e tij edhe atëherë i blinduar me qindra policë.
Për 28 vite pushtetin aty e kanë demokratët, të cilët e kanë rrënuar totalisht dhe kthyer në djerrë. Asnjë investim e grand qeveritar nuk është parë sa kohë që Berisha ka sunduar.
Në zgjedhjet e fundit lokale 49%e votuesve të vendlindjes së Berishës për herë të parë votuan kandidatin e PS-së Rexh Byberi. Në këtë zone mungon uji i pijshëm dhe nuk është bërë i mundur kanalizimi për vaditje.
Vjedhja e komunarëve ka përfunduar në dyert e prokurorisë. Kryeministri Rama pasi investoi dhe u përkujdes vetë për rindërtimin e qytetit Bajram Curri tani ka zgjedhur vendlindjen e Berishës, Tropojën e vjetër si njërin nga 100 fshatrat e rilindjes rurale turistike. Ka filluar ndërtimi i ujësjellesit si dhe një komision qeveritar pritet të zbarkojë javen e ardhshme për të projektuar ardhmërine urbane e turistike të zonës.
Kjo sfidë e Ramës duket se do e lërë përjetësisht Berishën në pamundësi të rikthimit krenar në vendlindje.