osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Edi Rama, ky “autokrat” i mirë

Edi Rama, ky “autokrat” i mirë

Lexova aq sa munda nga ato që ishin zbardhur nga intervista e tretë e Arben Ahmetajt dhe fabulës së tij, se qeverisja në Shqipëri është një organizatë kriminale me në krye Edi Ramën.

Natyrisht që e njohim aq shumë njëri-tjetrin, sa nuk ia vlen të debatojmë publikisht me gjëra që qeshim në tavolinë.

Por, ndërkohë që përpiqej të forconte tezën se Edi Rama është një autokrat kriminel, vazhdimisht përmendte se vetë Ahmetaj, kishte hedhur poshtë idenë e kanabizimit të vendit në mbledhje qeverie. Unë nuk di se si kanabizimi i vendit mund të diskutohet në një mbledhje qeverie si prioritet dhe të ketë diskutime pro dhe kundër, por për lehtësi të argumentit po e pranojmë që qenka bërë një mbledhje qeverie me temë: “A duhet ta kanabizojmë vendin”, dhe Arben Ahmetaj ka dalë e ka kundërshtuar.

Tani, edhe pse po e mbaj pak të qeshurën ndërsa shkruaj, na duhet t’i japim kredi kriminelit Edi Rama që nuk e ka vrarë pas mbledhjes Arben Ahmetajn, por e ka ngritur në detyrë — nga ministër Ekonomie, në ministër Ekonomie dhe Financash. Pasi kanabisi është dhe eknomi dhe financë.

Pastaj dëgjova që tha se ka kundërshtuar koncesionin për mbledhjen e TVSH-së. I ka thënë: “Ky është skandal.”

Përsëri ky autokrati kriminel qenka tërhequr dhe është bërë siç ka thënë Arbeni. Përpjekja për t’iu dhënë mbledhja e TVSH një kompanie private të lidhur me Edi Ramën dështoi nga qëndresa e Arben Ahmetajt.

Më pas dëgjova që Edi Rama ka dashur t’i shesë borxhin publik një hebreu. Borxhi publik është një shifër llahtarisht e madhe për t’ia lënë në dorë ta menaxhojë një hebre, edhe pse ata qerratej marrin vesh nga lekët. Sidoqoftë, Arbeni ka triumfuar dhe Rama është tërhequr.

Dëgjova edhe disa raste të tjera që Arben Ahmetaj na paska shpëtuar nga autokrati kriminel në krye të vendit, përfshi tokën e Ambasadës në SHBA apo ku di çfarë tjetër. Në të gjitha rastet, Edi Rama ishte dorëzuar para kundërshtimeve të tij.

Dhe befas m’u krijua një përshtypje pozitive për Edi Ramën, si një autokrat i mirë, i dëgjueshëm, democrat, që dëgjon argumente nga ministrat dhe tërhiqet e vepron siç rekomandojnë ata. Nëse Edi Rama është vërtet siç e tregojnë detajet që jep Arben Ahmetaj, besoj se jemi me fat që e kemi kryeministër.

I vetmi dëshpërim që kam është se Arben Ahmetaj nuk thotë të vërtetën në këto raste dhe Edi Rama nuk është as autokrat dhe as i mirë, kështu si e tregon ky.

Unë nuk besoj se ka ministra që debatojnë me të për të kundërshtuar ide, por për të kundërshtuar pika rregulloresh dhe nenesh; akoma më shumë nuk besoj se disa prej këtyre gjërave kanë ndodhur.

Dhe kjo më pret pak gëzimin që më krijon intervista e Arben Ahmetajt, që në përpjekje për të na treguar se kemi në krye të shtetit një autokrat kriminel, padashje na bind se kemi një kryeministër demokrat, të dëgjueshëm, të hapur ndaj vërejtjeve të ministrave si Ahmetaj etj. Ëndrra janë, ndoshta dhe dalin, edhe sikur të mos jetë kaq i mirë sa na e bën padashje Ahmetaj.