osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama kthehet te gjyshi

Edi Rama kthehet te gjyshi

Nga Roland Qafoku

Te gjyshi, jo te Gjushi. Kujdes, mos e ngatërroni! Vlash Rama, babai i babait të kryeministrit Edi Rama, ishte shoferi i Ahmet Zogut.

Por, më parë ishte shofer i kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Në vitin 2016, teksa vizitonte galerinë “Marian Goodman” në Nju-Jork, kryeministri shqiptar tregoi këtë histori: “Gjyshi im ishte ortodoks, por i pafe.

Jetonte në Durrës. Është histori e gjatë si u martua me gjyshen. Por e bindi se kishte një makinë shumë të bukur dhe një gramafon. Babai i tij e nisi në Itali për t’u bërë intelektual, por ai mori të gjitha paratë në bankë dhe bleu një makinë. Dhe kur erdhi në Shqipëri u bë shoferi i kryetarit të Bashkisë së Durrësit, se kishte një makinë më të mirë se ajo e kryetarit të bashkisë. Kur kryetari i bashkisë shkoi në Tiranë te mbreti, ky pa makinën dhe e pyeti:

‘Sa bën?’ Ai iu përgjigj: ‘Është e shoferit!’ ‘Atëherë sill shoferin’. Dhe kështu u bë shoferi i mbretit. Dhe takoi gjyshen time që ishte katolike. Por familja e saj nuk do ta lejonte kurrë, se ai ishte ortodoks, ndaj bënë një “rrëmbim konsensual”. E mori në makinë nga Shkodra në Durrës”.

Mjafton kjo histori për të kuptuar jo pak lidhjen e Edi Ramës me Durrësin. Në mbledhjen e grupit parlamentar, të zhvilluar në Elbasan, në 1 shtator, ai lexoi emrat e drejtuesve të fushatës në qarqe. Mes të tjerave për vete njoftoi se do të largohej nga Vlora dhe do kthehej të drejtonte qarkun e Durrësit, njëkohësisht do të thotë që do jetë në krye të listës për deputet atje. Rama do të zëvendësojë aty Vangjush Dakon ose, siç e thërrasin ndryshe, Gjushin, drejtuesin legjendë të këtij qarku që tashmë duket jo thjesht i spostuar, por një kartë thuajse e djegur politike.

Opozita e shndërroi në targetin kryesor të sulmeve dhe tashmë ai jo vetëm nuk është më kryetar i bashkisë, por as drejtues politik dhe as anëtar i Kryesisë së PS-së. Po përse Rama zëvendësoi Gjushin, duke u kthyer te gjyshi i vet dhe përse e la Vlorën?

Nga këto shtatë vjet qeverisjeje Edi Rama e ka mësuar mirë që nëse vetë Shqipëria është një anije e vështirë për ta drejtuar, Vlora është bashi, pjesa më vështirë e kësaj anijeje të vështirë. Pas dy mandateve, Edi Rama e ka kuptuar se Vlora kërkonte më shumë dhe se ai bëri më pak. Dhe për këtë vlonjatët nuk falin. Vlora nuk ka falur asnjë, as më të mirin e më të mirëve mes 33 kryeministarve. As vetë Ismail Qemali nuk ia doli me Vlorën, që aty themeloi shtetin shqiptar dhe se po aty ishte shtëpia e tij.

Teksa në vitin 1905 mbërriti në vendlindje, në një nga udhëtimet e tij Stamboll-Shqipëri, në shenjë nderi dhe respekti vlonjatët hoqën kuajt e karrocës me të cilën do të udhëtonte nga skela drejt sarajeve dhe e ngritën Ismail beun me gjithë karrocë në krah. E pritën si hero më 28 nëntor 1912, por vetëm pak muaj pasi u bë kryeminstër, ia nxinë jetën duke i bërë deri protesta poshtë zyrës pse, sipas tyre, nuk po qeveriste mirë.

Po ç’të qeveriste Ismail beu ato 40 kilometra katrorë dhe pa asnjë kacidhe? Epo vlonjatët nuk duan justifikime. Edi Rama e ka mësuar mirë këtë dhe ai nuk bën përjashtim. Për kryeministrin e 33-të në radhën e 108 viteve shtet, “anija Vlora” ishte sa mikluese, aq edhe një kokëçarje e madhe. Përplasjet me Shpëtim Gjikën, më pas me Koço Kokëdhimën dhe më pas akoma me Dritan Lelin, përpos shumë e shumë të tjerave, janë simbolika e raporteve të Edi Ramës me Vlorën.

Duket se zgjidhja ka qenë qëndrimi në port, por ndryshimi i qytetit duket se ka qenë e vetmja zgjidhje. Po pse në Durrës? Kryeministri mund të nxjerrë histori për çdo qytet dhe çdo qark. Me histori paraardhësish, me gjyshër e gjyshe, por Durrësi është realisht lidhja e tij më e madhe. Dhe jo vetëm me gjyshin, por edhe pse asnjë tjetër përveç tij nuk mund ta zëvendësonte Vangjush Dakon.

Dhe ai këtë tashmë e ka bastin politik për një mandat të tretë. Ndërkohë që vetë e ka qëndisur mozaikun e 12-shes në atë mënyrë që lë shumë për t’i diskutuar. Në 12 qarqe, tetë të kthyer sërish atje ku kanë qenë në start të qeverisjes dhe katër që vijojnë të jenë po ata. Vijojmë me radhë.

SAFET GJICI. Safet Gjici është një lloj hipoteke e Partisë Sociaiste në Kukës. Largimi i Mimi Kodhelit nuk është ndonjë hata. Në fakt, hataja është përse u caktua atje zonja që bën shumë mirë punët ku e vendosin, por jo në një qark ku nuk është se kishte lidhje. Dukej sikur Mimin e kishin degdisur në Kukës, pikërisht për të mos bërë atë që dinte të bënte. Por sapo mbaron ky arsyetim, habia është përse Kodheli nuk u vendos në ndonjë qark tjetër.

Ndoshta Edi Rama pret ndonjë situatë të tillë që t’i kërkojë Mimit ndihmë. Por koha ecën dhe zonja Kodheli nuk është më as ajo vajza plot energji që e zëvendësonte në Bashkinë e Tiranës dhe as ajo gruaja që e ndoqi për të bërë opozitën e vështirë. Ndësa Safet Gjicit i mjafton ta trajtojë elektoratin e Kukësit si tifozët e ekipit që u janë gëzuar fitoreve, duke u sjellë aq shumë argëtim, sa e gjithë historia e këtij qyteti e marrë së bashku.

ILIR BEQJA. Ilir Beqja në Shkodër është pjesë e thënies “shtëpi e ëmbla shtëpi”. Për 52-vjeçarin që numëron emër për emër edhe shtatë breza paraardhësish të lindur dhe të rritur në qytetin më të kulturuar në historinë e Shqipërisë, është një kthim aty ku e nisi karrierën e politikës së madhe. Megjithatë, Beqja vijon të ketë mbi shpinë sulmet e opozitës, që e ka “masakruar” me akuza për punën kur ishte ministër i Shëndetësisë.

A do ta përmbysë Beqja këtë, nuk e dimë, por dimë që për Beqjan drejtimi i Shkodrës do të jetë një bast i fortë personal i tij dhe, sigurisht, jo vetëm i tiji. Beqja, së pari, duhet t’u ruhet shkodranëve të vet, që për çdo gjë të nxjerrin një barsoletë. Dhe, së dyti, duhet të krijojë atë besim që pati kur startoi karrierën politike. Realisht, largimi i Ditmir Bushatit nga drejtimi i këtij qarku nuk ndryshon ndonjë gjë, përveç faktit që Bushatllinjtë janë më të lashtë se Beqjat në atë qytet. Të tjerat shkodranët i dinë vetë.

LINDITA NIKOLLA. Lindita Nikolla në Lezhë është fiks ajo që Edi Rama tha pak muaj më parë, kur e takoi me shumë dashuri live se “ishte më e mira”. Gruaja e papërfolur për afera korruptive, një punëtore e palodhur partie, ama e ka një defekt. Nuk ka arritur të përballet me një situatë të paparashikuar, si ajo që kaloi me studentët kur ishte ministre. Avantazhi i saj është se pasardhëse ka Besa Shahini dhe që sot duket që, duke e emëruar ministre, i ka bërë aq nder Lindita Nikollës.

Habia e kësaj zgjedhjeje të Ramës në fakt është Sandër Lleshaj. Largimi ose mungesa e tij në drejtimin e këtij qarku, nuk është shenjë e mirë. Ndoshta Rama shikon te Lleshaj njeriun që thotë atë që mendon dhe kjo nuk funksionon aq mirë te shefi i qeverisë.

ERION VELIAJ. Erion Veliaj nuk është thjesht i treti i caktuar në qarkun e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është basti i vetë Erion Veliajt, por edhe i vetë Edi Ramës. Dhe kjo ka një arsye shumë të fortë: Tirana do jetë Stalingradi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Në varësi të perceptimit që do ketë publiku për punën në Tiranë, ashtu do të jetë edhe votimi. Veliaj ka një bilanc pozitiv në punën e tij, pavarësisht se bateritë e opozitës janë derdhur më shumë ndaj tij sesa ndaj pushtetit qendror. Për më tepër, që një fitore në Tiranë e PS-së për Erion Veliajn, do të thotë rritje e aksioneve politike brenda dhe jashtë PS-së.

Prandaj kryeqyteti do të jetë beteja e betejave të zgjedhjeve të vitit 2021. Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati janë dy politikanë të rinj që kanë zell dhe pasion për të qenë mbi ujë, por kurrë nuk e arrijnë dot staturën e Veliajt. Ata do të përbëjnë dy krahët e tij të fushatës, por njëkohësisht do të jenë dy hije që sado të zgjaten, nuk e arrijnë dot formatin, fuqinë dhe peshën e ideve që do të ketë Veliaj.

Përballë do të kenë një makineri të rëndë të sulmeve dhe akuzave nga opozita. Por në komunikimin politik dhe në atë mediatik Veliaj e ka tregaur se e ka mjeshtëri. Këtu është i gjithë thelbi i asaj që pritet të ndodhë. Veliaj do ta ketë këtë betejë edhe më të rëndësishme se edhe vetë gara për kryetar të bashkisë.

OLTA XHAÇKA. Olta Xhaçka në Dibër duket se është më shumë një imazh i mirë dhe figurë e pakonsumuar sesa një lidhje e saj me këtë qark. Nëse i ka rënë rruga ndonjëherë për në Dibër, Xhaçka duhet të ketë qenë vetëm për punët e partisë dhe për punët e ministrisë. Por në politikë kjo nuk ka shumë rëndësi.

Imazhi i Xhaçkës si një grua e mirë, sharmante, e cila bën atë që i thonë shefat, nuk përbëjnë ndonjë gjë të madhe që mund ta çojë Dibrën drejt fitores. Skandalet me votat socialiste atje janë të atij kalibri, që zor se dikush mund ta përmirësojë këtë imazh. Sigurisht, as Olta Xhaçka. Megjithatë, të presim.

TAULANT BALLA. Taulant Balla e ka çimetuar tashmë binomin e emrit të vet dhe Elbasanit. Kur themi Elbasan në PS, kemi thënë Taulant Balla. Një identifikim, por edhe një përgjegjësi që Balla e di mirë. Një bast personal i tij, sepse nga ky qark kur doli deputet për herë të parë, më 2005, dhe tashmë pas 15 vjetësh është ai që e drejton si qark. Vërtet PS-ja e ngriti dhe e prodhoi si politikan, por është Taulant Balla që diti t’ia kthejë PS-së në vota pikërisht Elbasanin.

Numri dy i kësaj partie nuk ka asnjë konkurrent në parti për ta zëvendësuar. Megjithatë, për Taulant Ballën këto zgjedhje kanë rëndësi, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen e tij politike. Një fitore e PS-së dhe, sidomos në Elbasan, do t’i rrisnin kredencialet dhe kuotat në parti. Balla e di fort mirë këtë.

GRAMOZ RUÇI. Gramoz Ruçi duket se po zëvendëson Sabri Godon në politikën shqiptare. Tani është 69 vjeç dhe, nëse do të zgjidhet përsëri deputet, i bie që këtë mandat ta ketë deri në moshën 74 vjeç. Pra, plaku tashmë në politikën aktive quhet Gramoz Ruçi. I dyti i përhershëm i PS-së, vijon pa dukje publike ta drejtojë Kuvendin dhe në një fitore të mundshme të PS-së mund të ketë edhe një mandat të dytë, po në krye të Kuvendit.

Thënia e tij se “largohem nga politika vetëm kur të mos më dojë elektorati”, jo vetëm i ka ngjitur, por po e bën realitet prej tri dekadash. Drejtues i qarkut të Fierit në PS, për Ramën nuk ka rëndësi mosha e tij, por ajo që bën dhe ka si rezultat. Dhe shefi i parties, por edhe të tjerë e dinë mirë se Gramoz Ruçi është i pakonkurrueshëm për ta drejtuar këtë qark, përpos shumë e shumë të tjerave.

DAMIAN GJIKNURI. Damian Gjiknuri që emrin e ka për nder të regjisorit të famshëm italian Damiano Damiani, është edhe ai një kthim në shtëpi. Një vlonjat i Bregut, 24 karat, me shumë peripeci në vitet e fundit në karrierën e vet, i duhet të kthehet aty ku e nisi. Për shkak të shumë e shumë sulmeve, akuzave dhe një imazhi që nuk arriti ta kurojë dot, duhet thënë se kthimi i tij në Vlorë do të jetë shumë i vështirë.

Gjiknurin do ta ndjekë pas hija e thënies që nuk mund të arrish të njëjtat rezultate, nëse bën të njëjtën gjë, me të njëjtën mënyrë. Për më tepër që të zëvendësosh Edi Ramën, e shton këtë vështirësi. Lëre pastaj fare që ky rikthim të jetë në Vlorë. Megjithatë, duhet të presim.

NIKO PELESHI. Një tjetër kthim në detyrat e larta të Partisë Socialiste është edhe Niko Peleshi. Largimi tij nga ministër i Bujqësisë, ishte gati një fundosje politike. Ishte tërhequr aq shumë, saqë për disa dukej sikur ishte në fund të karrierës. Por pas afro katër vitesh ai kthehet në zemrën e tij, Korçë.

Nuk dihen arsyet reale përse Edi Rama e ktheu përsëri. Ish-kryebashkiakut të suksesshëm të PS-së tashmë do t’i duhet ta nisë edhe një herë nga e para, për të zbatuar aksiomën nuse për herë të dytë. Nuk është edhe aq e lehtë ta bësh këtë në Korçë.

BLEDI ÇUÇI. Bledi Çuçi në Gjirokastër është politikani më i stabilizuar i PS-së. Duket sikur ka lindur aty, sikur ka jetuar aty dhe e duan të gjithë socialistët dhe kundërshtarët. Nuk ka vend shumë për ta disktuar, si në PS, ashtu dhe në PD. Madje, kundërshtarët politikë e kanë shumë të vështirë ta sulmojnë, për shkak të një sjelljeje shumë ndryshe nga shumë politikanë të tjerë që kur marrin një post e trajtojnë veten sikur janë zotër dhe jo shërbëtorë.

Çuçi ka arritur të krijojë një format politik se si duhet të jetë në të vërtetë një politikan. Një ndihmë jo të vogël pritet t’i japë Çuçit në këtë qark edhe Laert Duraj, një politikan që qëndron më shumë në hije, por që ka aq shumë rezultat në PS, shumë më tepër se ata që krekosen nëpër ekranet e televizioneve. Dhe Çuçi e di dhe e vlerëson këtë.

BLENDI KLOSI. Blendi Klosi është nga ata që cilësohen e vjetra e re e PS-së. Ish-ministër dhe bashkëpunëtor i Fatos Nanos, Blendi Klosi ka ditur të përshtatet edhe me Rilindjen e Ramës. Gëzon besimin e tij dhe emërimi për të drejtuar qarkun e Beratit e konfirmon këtë. Ka qenë për shumë vite drejtues i qarkut dhe tashmë do t’i duhet të bëjë një betejë tjetër.

Një ambicioz në politikë, ai pritet të zhvillojë një përballje të fortë në këtë qark, ku të tria forcat politike PS-PD dhe LSI pritet të kenë rivalitet të madh. Klosi, i regjur me punë partie, tashmë ka aleat edhe përvojën e akumuluar dhe më shumë se kaq, atë durimin e tij, nga i cili ka fituar shumë, e që disa mund ta quajnë sindroma Klosi.

Gjithsesi, me këtë emërim, të 11 drejtuesit e qarqeve e kanë kuptuar qartë se çfarë analize u ka bërë shefi i tyre. E, megjithatë, më e rëndësishmja është se vetë Rama kthehet te gjyshi. Kujdes, mos e ngatërroni, jo te Gjushi.