Gazetari Denis Dyrnjaja i bëri një pyetje kryeministrit Edi Rama në emisionin e sotëm në Open në Top Channël, që bëri këtë të fundit të thoshte se “kishte tradhtuar Juventusin”.
Dihet që kryeministri është tifoz i flaktë i bardhëezinjve, por ai tregoi se ka bërë “flirte” në momente të caktuara me skuadra të tjera.
Dyrnjaja: Pse je kaq i painteresuar për futbollin shqiptar?
Rama: “Atë që kam bërë unë për futbollin shqiptar s’e ka bërë asnjë kryeministër, dhe veprat janë aty.
A e kishit imagjinuar ju ndonjëherë që në Shqipëri do luhej një finale e UEFA-s në Shqipëri?
Se kollaj është të thuash që Shqipëria është kështu e ashtu por shihni veprat.
Juventusin e kam tradhtuar, këtë vit jam me Romën se kam mik Mourinho-n. Edhe dikur kam bërë flirt me Inter-in e Mourinho-s,” tha Rama.