osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama: Jemi në negociata me disa kompani për vaksinën BE na la vetëm! Ja 3 skenarët e vaksinimit

Edi Rama: Jemi në negociata me disa kompani për vaksinën BE na la vetëm! Ja 3 skenarët e vaksinimit

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit foli mbi vaksinën anti-Covid si edhe procesin e vaksinimit në vend. Ai u shpreh se Shqipëria ka një marrëveshje me Pfizer për të aksesuar 500 mijë doza, por që mund të bëhen edhe marrëveshje me kompani të tjera siç mund të jetë vaksina AstraZeneca.

Sa i përket sasisë së vaksinave të ardhura deri më tani në vend, Rama theksoi se nuk u pa e arsyeshme që të merrnin të gjitha sasitë që duheshin menjëherë, ndërsa sa për çmimin e saj tha se vaksina ka çmim fiks për të gjitha vendet e botës dhe kjo është e panegociueshme.

“Shqipëria ka marrëveshje me Pfizer për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme, sepse qëllimi ynë ka qenë që të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit.

Ndërkohë janë një sërë vaksinash të tjera qoftë ato që tani më presin me ditë apo qoftë vaksina AstraZeneca që është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe pret aprovimin në nivelin europian qoftë edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Është shumë e rëndësishme të kihet kjo parasysh pasi do të ishte e nxituar që të merrnin të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave menjëherë duke pasur parasysh edhe çmimin që është fiks.

Pra nga njëra anë ne kemi siguruar marrëveshje me Pfizer për doza të mëtejshme nëse kështu do të gjykohet në vijim dhe nga ana tjetër i kemi lënë vetes hapësirë për të bërë marrëveshjen e duhur në kohën e duhur për negociata të tjera”, tha Rama.

Rama kritika BE

Kryeministri Edi Rama vijoi me kritikat për Bashkimin Europian duke thënë se BE e la fatin e vaksinimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor tek marrëveshjet bilaterale. Ai theksoi se në vendet e rajonit që nuk janë pjesë e BE vetëm vendi ynë dhe Serbia kanë filluar vaksinimin. Ai vijoi më tej duke thënë se marrja e vaksinës përmes COVAX do të fillojë shumë shpejt.

“Në konceptin e planifikimit të marrjes së aksesit, përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes, e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale. Sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër s’ka filluar me vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit, ashtu si vendet e tjera prej kohësh kanë parapaguar për akses në vaksinë përmes COVAX, një platformë e ndërtuar pikërisht për t’iu dhënë për të aksesuar pavarësisht statusit në aspektin ndërkombëtar. COVAX ende nuk është hapur. Akoma nuk ka filluar furnizimi. Flitet se do nisë së shpejti”, tha Rama.

Skenarët e vaksinimit

Më tej, kryeministri Rama foli dhe për skenarët që ka shteti shqiptar për vaksinimin e popullsisë me vaksinën anti-Covid. Ai u shpreh se skenari i parë dhe më ambiciozi është ai i vaksinimit brenda 14 muajsh, skenari i mesëm ka një agjendë 18 mujore dhe skenari i tretë ka një agjendë 24 mujore. Ndër të tjera Rama u shpreh se qeveria fillimisht do të shkojë drejt skenarit të parë. “Sigurisht që ne në radhë të parë kemi nevojë të garantojmë të gjitha sasitë që na duhen për planin kombëtar të vaksinimit, që ka tre skenarë.

Skenari më ambicioz është vaksinimi i të gjitha kategorive dhe moshave, që përfshihen në plan, brenda 14 muajsh, skenari i mesëm ka një agjendë 18 mujore dhe skenari i tretë ka një agjendë 24 mujore. Ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë. Me votimin sot të Kuvendit hapet rruga për të marrë, sipas marrëveshjes së dakordësuar në parim, brenda javës së tretë të janarit vaksinat dhe pastaj shkallë-shkallë të marrim edhe sasi të tjera. Më tej, mund të marrim vaksina edhe direkt nga Pfizer, me marrëveshjen që kemi bërë”, theksoi Rama.