osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama i çon Brukselit shkarkimin e Ilir Metës si kulmin e luftës antikorrupsion, dosja e presidentit çelësi për hapjen e negociatave

Edi Rama i çon Brukselit shkarkimin e Ilir Metës si kulmin e luftës antikorrupsion, dosja e presidentit çelësi për hapjen e negociatave

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta nga detyra do të përdoret nga mazhoranca si një argument për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Qeveria pak ditë më parë miratoi Planin e Integrimit Europian 2022-2024 dhe në të përmendet procesi i shkarkimit të Metës nga ana e Kuvendit. Vendimi i qershorit 2021 cilësohet si një tregues i rritjes së kërkesës së llogaridhënies nga Kuvendi, por edhe si një sukses në luftën ndaj korrupsioni.

Pikërisht ky veprim i mazhorancës i është dërguar Brukselit dhe duket se do jetë çelësi për të hapur negociatat. “Gjatë periudhës janar – tetor 2021, Kuvendi ka miratuar ngritjen e 2 komisioneve hetimore parlamentare.

Kuvendi me vendimin nr. 45/2021, datë 07.05.2021, vendosi ngritjen e Komisionit Hetimor “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, përcaktoi përbërjen e komisionit hetimor me përfaqësues të shumicës dhe pakicës parlamentare, si dhe objektin e punës së komisionit si vijon:

Hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga Presidenti i Republikës gjatë periudhës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore 2021 përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës;

Verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me parimin e unitetit të popullit, prishjen e ekuilibrit politik, të qetësisë publike, nxitjen e urrejtjes dhe dhunës, vënien në rrezik të jetës së njerëzve, ndërhyrjen dhe intimidimin e institucioneve publike, dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë”, thuhet në raport.

Detajet e raportit

Sipas raportit, komisioni hetimor zhvilloi veprimtarinë e tij brenda afatit të përcaktuar në vendimin e Kuvendit nr. 45/2021, nga data 08.5.2021 deri më datën 28.05.2021. Gjatë kësaj periudhe Komisioni zhvilloi 10 mbledhje.

Më pas theksohet se Komisioni hetimor, në përfundim të hetimit, në lidhje me pikat “a” dhe “b” të objektit të punës së Komisionit Hetimor, arriti në konkluzionin se Presidenti i Republikës me aktet dhe qëndrimet e tij ka shkelur nenet 2/2, 4, 7, 13, 18, 45, 86/1, 88/3, 89, 94, 100/1, 100/2, 102/ 1, 124, 135, 145 dhe 148 të Kushtetutës.

Sipas tij, në seancën plenare të datës 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë me 104 vota pro miratoi: Vendimin nr. 54/2021 “Për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë” së bashku me anekset e tij””, dhe Vendimin nr. 55/2021 “Për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta për shkak të shkeljeve të rënda të Kushtetutës”.

Goditja ndaj presidentit

Më tej raporti thekson se tashmë çështja i ka kaluar Kushtetueses dhe kjo e fundit është ajo që do të vendosë nëse kemi apo jo shkarkim. Ajo që bie në sy është se shkarkimi i presidentit është një çështje shumë më e thellë. Sinjalet janë se nëse kemi shkarkim të tij, qeveria do ketë një tjetër armë të fortë për të kërkuar hapjen e negociatave, pas arrestimit të Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit. /SHKRUAR NGA KLITI TOPALLI