Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur,
Rama tha se “Ballkani i Hapur” nisi si një iniciativë për për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, që tahsmë do të jetë përparësi për rajonin. Rama shtoi se se Samiti i parë do të mbahet në Tiranë këtë vit.
“Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor. “Ballkani i Hapur” ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mision për të cilin lindi.
Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi, e kemi në Tiranë.
Kemi mundësinë ta zotërojmë si proces, me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga Kancelari Scholz por edhe nga gjithë të tjerët. Procesi i Berlinit është e ardhmja jonë, unë po përgatitem të bëj një udhëtim në rajon”, tha Rama.