Berisha i cili në shtator filloi një lëvizje për rithemelimin e Partisë Demokratike, premtoi se opozita do të ishte e hapur për personalitete të reja. Por pse nuk ka ndodhur kjo?
I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc, me gazetarët Ornela Gaçe dhe Erion Kristo ishte deputeti Edi Paloka i cili shpjegoi se çfarë do të ndodhë tani me opozitën. Ai u shpreh se personat e rinj që janë përfshirë në politikë janë “monstra”, prandaj nuk është kusht që dikush i ri të jetë më i pastër dhe më i mirë në politikë.
Edi Paloka: Akoma nuk mbaroi procesi. Ne tani filluam, sapo mbyllë, një proces që na konsolidoi si parti. Ai ishte problemi kryesor. Tani do fillojmë me gjithë këtë. Të gjithë jemi koshientë, nga Berisha i pari, që në këto kushte ne nuk fitojmë me Ramën. Nuk është kaq e thjeshtë, është i ri dhe ky duhet të jetë. Jo.
Për fat të keq ata që kanë hyrë si të rinj në politikë sot janë më monstrat. Nuk është kush që je më i ri dhe je më i pastër e më i miri. Eksperienca është vlerë, vlerësohet karriera në botë. Hajde më rrëzo me votë. Në demokraci është vota.
Paloka u shpreh se hapjen në parti nuk e garanton Statuti, çdo gjë është çështje vullneti. Më 22 maj Sali Berisha i cili garonte përballë Ibsen Elezit u zgjodh kryetar i ri i PD-së.