Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim të veçantë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruat për ditëlindjen një ndër infermieret e spitalit COVID 2, e cila është çdo ditë në krye të detyrës.
Luljeta Duraj, nënë e tre fëmijëve është infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me urimin për një fundjavë të qetë për të gjithë ju, i uroj ditëlindjen një prej heroinave të heshtura, që edhe në ditëlindjen e saj është mes pacientëve që luftojnë me virusin e rrezikshëm COVID19.
Prej 18 vitesh në shërbim të pacientëve, këto janë ndër ditët e vështira për Luljeta Durajn, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, po janë edhe ditët kur mund të ndjehemi me fat, që kemi njerëz si Luljeta në vështirësinë që po kalojmë
#EDHE100 Luljeta