osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Edhe pse Pamfleti.com duket i vetëm, ndyrësilliku 27- vjeçar do të marrë fund, pasi përballë ka njerëz që nuk i frikësohen dhe nuk shiten”

“Edhe pse Pamfleti.com duket i vetëm, ndyrësilliku 27- vjeçar do të marrë fund, pasi përballë ka njerëz që nuk i frikësohen dhe nuk shiten”

Gazetari kurrë nuk mund të jetë i heshtur: ky është virtyti i tij më i madh dhe faji i tij më i madh. Këtë e ka marrë parasysh botuesi i Pamfleti.al, Gjergj Zefi, i cili është i vendosur në misionin profesional të tij dhe akoma me më shumë kurajo kur kauzat e ngritura në  Pamfleti.com buçasin dhe marrin si jehonë virtyt dhe mbështetje nga njerëz me të cilët ecën së bashku me të njëjtin ideal: të demaskojnë faqen e zezë të korrupsionit dhe krimit të veshur me pushtet.

“Sulmi ndaj Gjergj Zefit me anë të avokatëve të Krimit të Organizuar nuk besoj se do të rreshti efektin e fjalës së lirë në zgjimin e ndërgjegjes së kombit, përkundrazi do ta ngrej në një nivel më të lartë denoncimin e aferave korruptive.

Bashkërendimi midis faktorit politikë e bën Ramën , Metën edhe Bashën shumë të alarmuar për atë çfarë denoncon “Pamfleti”.
Nuk dua të bëj deklarata patetike por sulmi ndaj tij do të konsiderohet si sulm ndaj çdo qytetari që denoncon krimin”, shkruan Arian Nikaj.

Ndërsa juristi Romeo Karaj shkrun se edhe pse  e keqja është bashkuar përballë Gjergjit dhe Pamfletit, ajo realisht po ndjehet e pashpresë pasi përballë ka njerëz që nuk i frikesohen dhe nuk shiten.

Postimi i plotë i juristit Romeo Karaj:

Është meritë e padiskutueshme e Gjergj Zefit, që arriti të ngreje së bashku me një staf brilant, tribunën e fjalës së lirë, Pamfletin.

Pamfleti sot është bërë shpresa e së mirës dhe makthi i së keqes.

Jo rastësisht, e keqja është bashkuar përballë Gjergjit dhe Pamfletit.

Jo rastesisht e keqja përballë Pamfletit, është ravijëzuar më së miri si vetë sistemi.

Gjergji, Pamfleti, fjala e lirë, kërkimi i drejtësise, revolta karshi së keqes etj, janë përballë të gjithë sistemit të politikës mutsihane të këtyre 27 viteve.

Karroca e së keqes, e ka marrë të tatepjetën dhe nuk ka asnjë ndërrim kuajsh apo karrocieresh që i bën derman.

Edhe pse Pamfleti duket i vetëm, sistemi i mutsihanes është i llahtarisur pasi historia ka treguar se gjithmonë fiton ai që për armë ka të vertetën.

Sot po përjetojmë kohën e diskretitimit total të sistemit.

Shumë shpejt do të përjetojme zhbërjen e këtij sistemi mutsihane dhe pastrimin e këtij vendi prej tij.

Kjo është lufte, dhe Gjergji e di mirë ketë.

Ne nuk kemi asnjë arsye apo motiv t’a braktisim misionin e vënies së drejtesisë në vend, përkundrazi jemi plotësisht të motivuar që t’i shkojme deri ne fund.

E keqja vërtet është ngritur sot në sistem, por ajo realisht po ndjehet e pashpresë pasi përballë ka njerëz që nuk i frikesohen dhe nuk shiten.

Me këmbëngulje, durim dhe mbi të gjitha me ndihmën e Zotit, ndyrësilliku 27- vjeçar do të marrë fund, dhe perandoria e së  keqes do të bjerë.