Me 19.12.2022 me 5 vota pro Altin Dumani u emërua drejtues i Prokurorisë së Posaçme me vetëm një votë më shume se Kondili. Mandati i Dumanit është 3 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje duke filluar nga data 19.12.2022 deri më 18.12.2025.
Mirëpo siç duken gjërat Dumani ëndërron (sepse ëndërrat janë falas) për ndonjë ndryshim të kushtetutës, gjë që as nuk ëhtë e mundur, madje është budallallik ta mendosh. Ndaj përpjekjet e tij me një lufta personale, në dukje është thjeshtë në show publik e nuk kanë asnjë lidhje me të qenit prokuror, por për ta mbajtur veten me “gajret” se dikush do kujtohet për “heroizmat” e tua që ke bërë, duke përfituar nga liritë e pakufizuara nga reforma artizanale në drejtësi.
Heroizmi mediatik dhe veprimet drastike në emër të ligjit, nuk japin garanci për të mos u gjykuar apo dhe braktisur si shumë kolegë të, madje edhe të dekoruar si heronj nga SHBA.
Por, përpos shumë shkeljeve dhe kthimit të prokurorisë me emër famoz SPAK në inkuzicon, i cili lufton vetëm administratën e qeverisë aktuale, dhe ca biznesmen “kriminela” të zbuluar nga SKY Ecc dhe jo nga spakistat, zotin Duman e ka zënë gjumi letargjik për shumë krime kundër jetës, demokracisë dhe shteti, të kryera nga ish qeveritarët e larguar, të pasuruara… jo me shpërdorim detyre, por me gjak, dhunë dhe vrasje.
Deri tani zoti Dumani si drejtues, nuk ka një rast të vetëm që të ketë ndaluar apo hetuar një nga këto bandit, që sot jo vetëm jetojnë të lumtur, por vezhdojnë të pretendojnë se është modeli i tyre politik që i nevoitet ketij vendi.
Edhe dy persona që SPAK i burgosi, dhëndërrin e Berishës dhe një ish drejtues i lartë policie për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin, gjykatat simotra i kthyen në shtëpitë e tyre, duke pritur vite për tu gjykuar…ndoshta kurrë, pasi të jenë harruar.
Këto dhe shumë tjera do i lexohen një ditë “dumanëve” dhe nëse vërtetë do kemi drejtësi keqpërdorimi në menyrë delirante, tendecioze, megalomane i SPAK do u kushtoi… çdo prokuror i dyshimtë e ka të errët prespektivën.
Shumë mendojnë se vetë Dumani nëse vjen Berisha ne pushtet e ka biletën e prerë te 313, për ta shkëmbyer me Metën, por kjo sigurisht nuk ndodh, sepse ardhja në pushtet Berishës nga të gjitha sondazhet parashikohet pas …vdekjes
Skeptikët thonë se do largohet familjarisht si azilant politik në SHBA, si gjenerali Luan Hoxha i Gërdecit, sepse sipas tyre është i preferuari i amerikanëve, por edhe kjo ka shumë pak gjasa të ndodhi ose aspak, kundërshtari i Berishës është “kundërshtari” i Trump dhe lobistit Lacivita nuk do e lejoi një gjë të tillë.
Kurse neutralët pretendojnë se Dumani para mandatit do bëjë ca hirakira ndaj krimenelëve të politikës dhe do shikohet si hero.
Koha po mbaron! 18 dhjetori i prokurorit që u bë rastësisht 3 vjet drejtues i një strukture që i besuan gjithë shqitarët por shumë po zhgënjehen vjen shpejt. Zoti Dumani duhet të shfrytëzoi kohën e mbetur për tu kthyer nga ikuizitor në prokurorë! /Ekskluzive.al