Nga Akil Ylli
Simbas informaconeve konfidenciale qe kam une, ashte çu peshe tane Shqupi. Si me ju pa ra zerzelja. Arsyeja eshte, se keta te qeverisë, kane vendose me ba muze nendetsen 105!
O keta zoq kurvash e bajne apostafat me duket! Dojne me i ba shqupasit me dhimje krejet. Disa media bile, pa pike zorit po e quajne “nendetesja heroin”! O zot çi gjeti! Jane ba kubel!
Qyshkur vendosen keta te qeveris me ba bunkerin-muze, qysh njat here e hangren njalen. Turr e vrap ne emer te gjoja antikomunizmit, (flamurin e te silit e mbajne gjithmone ngrefur) me te drejte ndersyen “hajdarat” e Korpusit me e hedhe ne ere me tritol. U perpoqen te gjoret gjithe diten deri ne perendim, aq sa dhe vaktet u detyruan ti hajne ne frontin e luftes, por bunkeri as qe donte t’ia dinte. Me ne fund, bene ç’bene dhe u larguan te telendosur keqas. U xhindosen kokndriturit e Shqupit.
Te nesermen e shkrine Korpusin, deri te “hajdari” i fundit. Per kete rast, ju shtrengoj doren è! Jo or burr? Kane harxhu nje thes me leke me ble gjithe ate lende eksplozive e lloj lloj levet, qe nga ajo tip “kamderr” e deri te ajo e Arkimedit, e prap se prap, vetem nje vrime nxorren ne drite. Pika qe su bie! Por me ndeje shtremt e me fole drej, faji nuk ka kene krej i tyne. Fajin ne te vertet e ka ai qerrata Enverit, qe i ka ba ne ate fare fejet bunkerat! Gojet e liga thojne, qe… i mundi Enveri edhe per s’deknit!
Qe e kane humbur si Xhaferi simiten e verteton dhe pirueta ideologjike e Gurgules per mbrojtjen e teatrit. Me kete lloj aksionit politik, bene te kunderten e asaj, qe bene me bunkerin. S’ka problem, mjafton me protestu. Dhe krejt pa prit e pa kujtu, per nje veper te komunizmit shtrenguan rradhet dhe u betuan qe do te behen fli dhe s’do lejojne qe te prishet. Qyqja mi ije, ça ka bo vaki!? Po ate tejater e kan themlu e inaguru kamunistat mer jahu! Bile kom pershtypjen, qe shritin e inagrimit do ta kete pre vet Enveri. Sikur t’kishin dal me resmet e tij, kisha me thone, se na msyne ene i her “Vullnetaret e Enverit”!
Po si shpjegohet kjo piruete. Me aq sa ma pret mua, kam pershtypjen, qe duhet te kene ra viktime e gjenise se Mulit. (edhe gjenite gabojne kajhere) Ai si pergjegjes superkopetent i strukturave te inteligjences ne Shqup, ka grumullue te dhena te sigurta, qe ate godine e ka ndertu Enveri. Me siguri ne kete rast do i;u kete vajtur shtate, duke pa se çfare belajet i qesin vedit, ba mu kape me veprat e tij dhe menjehere kane ndrruar strategji, duke vendos ta mbrojne ate. Ne djall antikomunizmi! Ca me duhet mu, se ça baj une. Ne fund te fundit, per ta nuk ka asnji ndryshim. Hiqja Lenes e futja Prendes, njesoj eshte!
Dhe kjo nendetesja u mungonte tashti! Jane bere lamsh krejt. Nuk dine si te sillen! Kane ra ne pike te hallit! Eshte si ajo dilema e popullit ne historinë me Nastradinin. Shtatori xene se erdhi. Duhet me dale me protestu, po per ça!? Me dale ne mbrojte te nendetses, pse po ja prishin qetsin nenujore ku dergjet ne amshim dhe pse po e kthejne ne muze, nuk ka kuptim ma. Ja nxorren nje here bythen ketij muhabeti me teatrin.
Per kete arsye dikush (m’falni qe s’po ju tham emnin) eshte tyj bind dreqin aty mrend, qe protesta duhet te bahet me çdo kusht, sepse ka rrezik qe ruset te egersohen tej mase me Shqupin e Lulashin. Sipas tije, neqoftese ruset kujtohen qe ishte Enveri ai qe i nxorri per bythesh prej Pashalimanit dhe Shqupi nuk reagon fare, atëhere per raprezalje ka mundesi, qe ata t’ja hapin petet lakrorit, Lulashit, duke ja numru pagesat qe kane bere per lobim, per llogari te tij. Prandaj duhet t’i kthehen zorile variantit me tritol.
Ky me duket mu po flet perçart! A nuk e provut me bunkerin à? (me falni, nuk ja u permendi ma). Ku pjerrdh nendetsja per kallep tritolit bre. Kujto mandej çfare ekspertash dinamitard kane, ku ku moj nane, at’here kuptohet qe kjo nderrmarrje asht si me shkapercy ylberin.
O zotni, duhen silura per kete pune, por si i bahet? Hajt se per leka i gjehet dermani, po si me ja ba me silurat, qe jane sa i madhi gazep or tej! Si mi bajt? Si mi trasportu? Ato s’futen neper xhepa, as neper çanta? Prite zot mandej, ba me pase rrezik me plase aksidentalisht?! Perfundon Shqupi me t’vogel e me t’madh ne Cinimaçin! Pike e zeze, çi ka gjete mor aman! Ahhh çfare zoq kurvash paskane kene keta te qeverisë!/Ekskluzive.al