osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe në Amerikë paska gazet*are: Vila e Hoxhës një gërmadh jashtë funksionit, amerikania: Alex Soros, sa herë viziton Tiranën, fle te vila e Enver Hoxhës

Edhe në Amerikë paska gazet*are: Vila e Hoxhës një gërmadh jashtë funksionit, amerikania: Alex Soros, sa herë viziton Tiranën, fle te vila e Enver Hoxhës

Gazetarja amerikane e një medie periferike “NewsNation” Paula Froelich, në një artikull të botuar dje, flet për “obsesionin” e Jared Kushner dhe Alex Soros me Shqipërinë.

Froelich shkruan për planet e Kushner për një mega-resort turistik në ishullin e Sazanit, por edhe për lidhjet e forta të Alex Soros me politikanët më të lartë në vend, dhe organizatat e babait të tij – George Soros – “Shoqëria e Hapur”.

Por gjatë shkrimit, ajo ka zbuluar dhe një “fakt” të padëgjuar për Alex Soros. Sipas saj, djali i miliarderit amerikan në vizitat e tij të shpeshta në Tiranë, nuk pranon të qëndrojë në hotel, por qëndron në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Kjo është një gënjeshtër ordinera. Vila e Hoxhës është jashtë funksioni dhe i vetmi ambjent në funksion është salla e katit të parë e cila përdoret si sallë për shfaqje teatrale.

Madje kjo mashtruese bën dhe krahasime idioteske, për ta bërë sa më tronditës lajmin, duke cituar një burinm natyrisht nga ata si lehës që nuk kanë as emër as identitet por thirren me emër të përgjithshëm.

“Është çmenduri, më tha një burim. Për shqiptarët, kjo është si të shkosh në Gjermani dhe të qëndrosh në strehën Hitlerit”, shkruan gazetarja amerikane.

Megjithatë, një përfaqësues i Alex Soros, Michael Vachon, thotë se nuk beson që ai të ketë qëndruar te vila e Enver Hoxhës, dhe se është diçka që ai nuk mund ta konfirmojë.

Pjesë nga shkrimi

Burime nga Shqipëria kanë treguar se Alex Sorosi, gjatë udhëtimeve të tij të shumta në Tiranë, shpesh preferon të qëndrojë në shtëpinë personale të ish-diktatorit Enver Hoxha, në vend që të zgjedhë një hotel.

“Kjo është e pabesueshme,” tha një burim. “Për shqiptarët, kjo është sikur të shkosh në Gjermani dhe të qëndrosh në strehën e Hitlerit.”

Hoxha, një stalinist i njohur, sundoi me dorë të hekurt për 41 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Gjatë sundimit të tij, e gjithë prona private, përfshirë kafshët shtëpiake dhe tokën, u shtetëzua, dhe ai shkoi deri në heqjen e motorëve nga makinat dhe varkat për të parandaluar largimin e njerëzve nga vendi.

Shqipëria, e quajtur shpesh “Koreja e Veriut e Europës,” përjetoi burgosje masive në kampe pune të vështira dhe tortura gjatë sundimit të Hoxhës, ndërsa mijëra të tjerë vdiqën nga uria.

Ekonomia u përkeqësua aq shumë sa deri në fillim të viteve 2000, Shqipëria ishte vendi i dytë më i varfër në botë, pas Somalisë.

“Pse (Alex Sorosi) pëlqen të qëndrojë (në shtëpinë e Hoxhës) — kush e di. Por nuk është e drejtë,” tha një tjetër shqiptar.

Shtëpia e madhe, e vendosur në mes të Tiranës, është si një kapsulë kohe, e lënë në të njëjtën gjendje që ishte kur Hoxha vdiq, dhe ende ruhet fort, pavarësisht “planeve” për ta kthyer në një muze.

Në të vërtet duhet ti thuhet kësaj gazet*ares se ajo shtëpi nuk ruhet nga askush, por nga një kompani private e ruajtjes së objkteve me ca punonjës 60 vjeçarë që hapin dhe mbyllin derën për publikun sa herë që ka ndonjë shfaqje teatrale në sallonin e katit të parë