osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe në 2023-shin, kemi ende punë me Saliun

Edhe në 2023-shin, kemi ende punë me Saliun

Nga Ardit Rada

Teksa ka hyrë viti i ri, shqiptarët që hapin ende televizorin i pret e vjetra. Sali Berisha ishte protagonisti kryesor tek programi i Klanit natën e 31 dhjetorit. Foli aty se cilën fëmijë do më shumë, kur e ka dhënë puthjen e parë dhe si e thërret nusja e dytë e djalit të vetëm. Asgjë me interes, jo për faj të Saliut, por të televizioneve që mbajnë një licencë kombëtare në mungesë të një investimi për një programacion festiv për çdo familje shqiptare.

Sigurisht, një mendje e sëmurë pas parave dhe që ka gisht në gatimin e kësaj çorbë pyet: “A të bëmë ty ta shihje? Kaq ishte misioni ynë”.

Por në fakt, pyetjet nuk i duhen drejtuar teleshikuesit, por te ftuarit. Se që të gjithë i neverisin këto emisionet Showbiz me pleq, nuk do as mend e as kalem. Por fjala bie, kush ka interes sesi e thërrasin Saliun në shtëpi? Miti i tij ra qëkurse e bëri njësh me asfaltin një budalla dhe tashmë nuk e shohim më si njeriun që ha krudo me kostum në kuzhinën e tij, por të moshurarin që me tuta ulet para pjatës së groshës dhe shkon në tualet 5 herë në ditë.

Duket qesharake, por kjo është jeta e çdo shqiptari në 30 vitet e fundit. Vetëm tutat bëjnë diferencën se ka dhe që rrijnë ende me pizhama fanellatë. Falë Saliut.

Ky vit padyshim do të jetë më i mirë se ai që shkoi, por edhe më i vështirë. Sepse Saliu është ende nëpër këmbë dhe të kërkonte veç vulën e PD ku ta gjesh. Por kërkon edhe të vejë njerëzit e tij në çdo bashki të mundshme.

I vetmi shqiptar i shpallur non-grata nga Amerika dhe Britania e Madhe, vijon të bëjë si shejtan budalla në ekran.

Më tepër për faj të ekranit.

Televizioni që i krihte bishtin s’e pyeti gjallë në botë për gjyqin e Parisit që e ka nisur dy vite më parë. “Ore, në çfarë faze është ai gjyqi yt me sekretarin Antony Blinken?”. Të paktën këtë pyetje, se vetëm Saliun që s’e pyesin kurrë për më tepër. Se ku i gjen lekët? Me çfarë e pagon gjyqin,? Me çfarë i pagoi foltoret qytet më qytet. Me çfarë e pagoi “Kuvendin” tek Air Albania? Me çfarë i paguan ata badigardët me flokët me xhel që s’ishin aty kur duheshin? Me çfare lekësh do t’ia pagojë fushatën Bardh Spahisë, Luçiano Boçit dhe Belind Këlliçit?

Hall i madh që edhe ky vit i ri na gjen me të njëjtat pyetje si 32 vite më parë!