osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe Meta “non grata”?!

Edhe Meta “non grata”?!

Dy ditë më parë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, zonja Kim, përmes një emisioni televiziv, përcolli mesazhin se është krejt e mundur që qeveria e vendit të saj të shpallë edhe të tjerë persona “non grata”, si shenjë e vendosmërisë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Ishte një deklarim i pritur, pasi dihet tashmë se në rradhët e politikanëve të lartë, nuk ishte vetëm Berisha, njeriu që e kishte mbushur kupën prej kohe, për shkallën e lartë të korrupsionit, pengimin e zhvillimit të drejtësisë dhe minimin e demokracisë.

Që në krye të herës, sapo përmendet mundësia e një liste të dytë të personave publikë të padëshiruar të shkelin apo të kenë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, perceptimi është se aty domosdo duhet të ishte edhe presidenti i sotëm, i shkarkuar nga parlamenti, Ilir Meta.

Do të ishte rasti ndoshta më unik, që në një Republikë të çartur kaq thellë, të jenë në një listë të tillë dy ish-presidentë dhe në të njëjtën kohë dy ish-kryeministra, Berisha dhe Meta, një simbiozë e së keqes së përbashkët, ngarendur përmes hasmërisë dhe miqësisë, për të qenë përsëri hasëm dhe tani vëllezër siamezë politikë.

Por, edhe sikur të mos jenë në të njëjtën listë dhe Departamenti i Shtetit të mos e vendosë emrin e Ilir Metës, për shkaqe kohore që ata i dinë, mjafton perceptimi i një shumësie dërmuese njerëzish, që aty duhet të jetë në kreun e saj presidenti aktual, dëshmon se sa e rëndë është sëmundja e keq qeverisjes në Shqipëri, sa e gjatë në kohë, e shtrirë në të gjithë krahët e politikës, krahë të cilët, kur duan bëhen bashkë, e kur nuk duhen ngrihen lart për të goditur njëri-tjetrin, pa i sjellë asnjë dobi vendit të tyre.

Ilir Meta u bë pjesë e politikës nga një rrethanë e pazakontë; më shumë e nxitur nga strukturat e shtetit të vitit 1990, se sa e organizuar spontanisht. Dhjetori i vitit 1990 filloi të ravijëzoi disa nga ata që do të përbënin trupën politike të Shqipërisë, por që për fat të keq, me gjithë aspiratat e shpallura, asnjëri nuk u bë prijës. Disa prej tyre ikën shumë shpejt nga skena, më shumë duke shtyrë njëri-tjetrin; të tjerë u larguan pasi nuk i qëndruan deri në fund luajalë shërbimit të sigurimit që i kishte dërguar, ndonjë prej tyre u rebelua herë nga e majta e herë nga djathta dhe pak vetë, shumë pak prej tyre, i mbijetuan kohës.

Njëri prej tyre ishte Ilir Meta, deputeti skraparlli, më i riu i deputetëve të kohës në mandatin e tij të parë, që befas u bë nga themeluesit e një strukture të majtë, ndoshta nga tradita familjare, apo sepse përllogariti qetësisht e saktësisht se në krahun tjetër nuk kishin lënë pjesë për të. Dukej se nuk do të ishte një deputet i zakonshëm, pasi do të jetë i pari deputet socialist që i hiqet imuniteti – kjo nuk e tremb – dhe pas shtatë viteve do të jetë në zyrën e zëvendëskryeministrit, duke pritur rastin të jetë edhe kryeministri i vendit. Kjo ndodhi.

Përse Ilir Meta është njëri nga minuesit e demokracisë në Shqipëri, i përfshirë në disa nga aferat më të bujshme në Shqipëri dhe, në të njëjtën kohë, penguesi i reformës në drejtësi?

Sa kanë të bëjnë me të vërtetën akuzat e shumta që janë ngritur drejt tij, fillimisht nga miku i tij i tanishëm, Sali Berisha, më pas nga kundërshtari – miku – përsëri kundërshtari i tij, Lulzim Basha dhe herë pas here nga vetë kolegët e tij brenda të njëjtës strukturë partie?

Sali Berisha: Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit). Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”.

“Në qoftë se dikush mendon t’u vjedhë floririn shqiptarëve dhe të lajë duart si Ponc Pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogari të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës. Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri”.

Në të vërtetë akuzat e Berishës nuk janë marrë kurrë seriozisht. Ndërkaq, në mars të vitit 2015, kur Berisha e akuzonte Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve, Meta, nën trysninë e akuzave tronditëse, shantazhoi Berishën, duke e kërcënuar se do të publikonte një video komprometuese të Shkëlzenit. Debati mbaroi këtu dhe mes dy burrave të keqqeverisjes filloi era e miqësisë, që megjithë tronditjen e paktë të vitit 2013, kur Meta e ndërroi partnerin e tij të vjetër, me të riun, Ramën, nuk ka njohur zbritje.

Megjithatë, ka indicie pa fund, të cilat lidhen me aferat e rënda, disa herë shumë të rënda të presidentit të sotëm, të shkarkuar, të cilat jo vetëm kanë minuar demokracinë dhe kanë rritur korrupsionin në shkallë dërmuese, por edhe kanë sjellë tronditje të mëdha në jetën e vendit.

Ilir Meta është njeri i pasur. Askush nuk e di burimin e pasurisë së tij. Njeri pasionant, që merr përpara çfarë i del pengesë në rrugën e tij, arrivist i shkallës së parë dhe inatçi i njëjtë, ai krijoi në politikën shqiptare arketipin e politikanit tregtar, rrëshqitës, të ngjashëm ne përmbajtje me “Tregtarin e flamujve” të Koliqit, apo si do e quante shemri i tij, Basha në vitin 2017, “Tregtari i Venedikut”, që udhëheq një parti tezgë, bandë hajdutësh, simbol i bllokut.

I paskrupullt në aleancat e tij, pa asnjë bosht politik, lavjerrës mes së majtës, nga ku doli dhe të djathtës, nga synon të jetë, ai u bë shitblerësi i vendeve të punës, parti e zhvatjes, e tregtimit të ideve dhe e pasurimit marramendës.

Të bindur se janë të paprekshëm, pasi e kishin nënshtruar sistemin e drejtësisë, në një moment halucionant, bashkëshortja e tij, Kryemadhi, edhe ajo një Freshiste e dikurshme, i tregon një gazetareje të llastuar vilën e tyre në plazhin elitar të Gjirit të Lalzit, fillesa e të cilit është pikërisht në kohën kur Meta ishte kryeministër. Vila, e stërmadhe, mobiluar përmes një shume marramendëse, me banjo për qentë dhe macet, me luksin sheik, është e gjitha çka paraqitet në një vrull pasionant dhe mburravec, pa e ditur se një ditë gjithçka mund të gjykohet.

Është tablloja më zvetënuese e një klase politike, e cila, jo vetëm zhvat, por ka edhe paturpësinë të dëshmojë zhvatjen e tyre. Nuk ka pasur në Shqipëri një çift politikanësh më zvetënues, më të harbuar dhe poshtërues, se sa ajo që ndodhi me çiftin presidencial, sidomos pas emërimit të tij si shefi i qeverisë. E deri më tani.

Alibia e paraqitur deri tani me një pallat të ndërtuar në tokën e dhuruar babait të bashkëshortes së tij, tokë e ndarë nga ndërmarrja bujqësore, është foshnjarake. Vetëm mobilimi i viles në plazh është i vlefshëm sa gjysma e pallatit të ndërtuar dhe njerëzit nuk janë budallenj. Për më tepër, shitja e hyrjeve të pallatit ndryshon në vite: kur Meta ishte në qeverisje, hyrjet janë të shitura me çmim më të lartë, shumë më të lartë se sa kur ai ishte në opozitë.

Të kesh tre fëmijë në shkollim në Londër, për shumë vite, ku detyrimet janë jashtëzakonisht të larta dhe të përballosh gjithë këtë me rroga deputetësh, është e pamundur, e as me shitje hyrje, kur të gjitha bashkë, nuk arrijnë të mbulojnë as tri vite jetesë në një qytet të shtrenjtë si Londra.

Ndryshe nga Berisha, i cili ka ndot të punojë me të inkriminuarit dhe këtë ia ka lënë gjithnjë të tjerëve, pa dashur të dijë për hollësitë, Meta i kishte gjithnjë për zemër ato, sa që edhe në festën e ditëlindjes së tij në plazh, ku ndërtohet vetëm për një natë feste një sallë moderne në det, i ka të ftuar dhe e bën haptazi, pasi e di se sam ë e shfaqur të jetë prania e tyre, aq më e lartë do të jetë haraçi i paguar.

Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ndër të tjera ka rrëfyer se, “Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë. Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESSH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht.“

Kastriot Ismailaj është i dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg dhe konfiskimin e 5 milionë eurove pasuri, për “mashtrim me pasoja të rënda, pastrim të produktit të veprës penale”.

Në fushatën e 25 prillit të këtij viti, shpesh herë Ilir Meta u shfaq i shoqëruar me elementë të dyshuar, të gatshëm të përleshen, ashtu si kishte ndodhur me thirrjet e tij halucionante të vitit 2017, kur lëshoi “kushtrimin” se po vjen Ilir Meta dhe miqtë e tij.

Emri i Ilir Metës, sido që të thonë vendimet gjyqësore, është i lidhur fort me tre afera të mëdha: 21 janarin dhe historinë me bllok, përballjen CEZ-DIA, financimin e dyshimtë të forcës së tij politike, LSI.

Të ia nisim nga kjo e fundit:

Në qershor të 2019, media publikoi një investigim serioz, ku Ilir Meta, një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro.

Bashkëshortja e Ismailajt, Vojsava, po ashtu, ka deklaruar se: “Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro. Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale“.

Dritan Prifti, duke folur në emisionin Opinion të Blendi Fevziut ka thënë se zoti Meta kishte këmbëngulur që ai, si ministër t’i bënte kërkesë me shkrim CEZ-it që të pranonte DIA-n për mbledhjen e borxheve. Sipas zotit Prifti, të paktën 500 mijë euro që DIA mori fillimisht nga CEZ-i kaluan, një pjesë e madhe prej 350 mijë eurosh për një kompani të afërt me zotin Meta, ndërsa 150 mijë të tjera në një kompani të vëllait të zotit Petrit Ahmeti, aso kohe kreu aktual i ERE-s.

Në fakt, LSI u bë gropa ku mblidheshin borxhet e shtetit, por edhe ku secili duhej të paguante haraçin e tij.

Sidoqoftë, kjo ishte e keqja më e vogël.

21 janari ka pikënisje pikërisht Ilir Metën dhe korrupsionin e tij marramendës. Përmes një video të shfaqur nga ish ministri Dritan Prifti, me zë dhe me figurë, Meta kërkonte ndërhyrjen e shtetit për të favorizuar një investitor, mik të tij, që ishte i gatshëm të paguante 700 mijë euro. Gjithçka ishte e qartë dhe vëzhgimet e analizat që bënë institucione serioze amerikane, por edhe institucione evropiane, dëshmuan se gjithçka ishte e saktë.

Me 11 janar Ilir Meta deklaroi se e gjitha ishte një mashtrim. Me 12 janar deklaroi se nuk do të dorëhiqej kurrë. Me 13 janar 2011 u dorëhoq.

Sali Berisha kishte qenë në dijeni të gjithë rrjedhës së ngjarjeve. Për më tepër, i sinjalizuar nga ish ministri, tashti i ndjerë, Dritan Prifti – çuditërisht ndodh jo rrallë që kush ndeshet me dyshen Meta- Berisha ose i ndodh ndonjë aksident, ose i përmbyset makina, ose vdes papritur, ose arratiset, Berisha e udhëzon që afera të mbyllet brenda partisë që i kishte deleguar.

Dritan Prifti luhatet disa ditë, më pas, me mbështetjen e Edi Ramës, i bën gjërat publike, duke paralajmëruar se video e shfaqur është maja e ajsbergut që disponon. Si duket, i trembur ose i pasionuar pas regjistrimit të takimeve, ai kishte një “bibliotekë të plotë”, të cilën ia vodhën pas disa ditëve.

21 janari solli katër të vrarë dhe gjyqi shqiptar, pasi hodhi poshtë analizën e BBI-së, shpalli Ilir Metën të pafajshëm, që ndërkohë i kishte shpallur demonstruesit “kokëpalarë” dhe vrasësit i kishte marrë në mbrojtjen e tij.

Jo rastësisht , e gjithë trupa gjyqësore tani është jashtë sistemit, Si të korruptuar dhe të shantazhuar.

Në shtator të vitit 2013, Evjeni Sinojmeri, Agim Bendo dhe Ervin Metalla morën një nga vendimet më të turpshme dhe skandaloze në historinë e drejtësisë shqiptare, e ngritur nga kupola politike. Kjo treshe gjyqtarësh, i shpallën eliminimin e 21 Janarit 2011 si eliminim nga pakujdesia.

Që të tre janë të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Që të vihet drejtësia në vend, duhet bërë sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë së tyre, vënë përmes korrupsionit dhe shërbimit ndaj pushtetit politik.

Vendimi i Apelit për të mbyllur pa ndëshkim dosjen e 4 eliminimeve politike dhe shumë plagosjeve në bulevard, me urdhër të drejtpërdrejtë të Sali Berishës dhe për të mbrojtur bllokun e Metës, në shtëpinë e të cilit kishte ngrënë darkë e pirë verë një natë më parë, presion i hapur ndaj drejtësisë, u vulos nga çeta e gjyqtarëve të korruptuar në Gjykatën e Lartë, të emëruar nga Berisha dhe Meta, si mburoja e fundit për sagën e vjedhjeve dhe mizorive të tyre në Shqipëri.

Pesë ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë që mbyllën 21 Janarin ishin: Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi. Asnjëri prej tyre sot nuk është më pjesë e drejtësisë, falë veprimit të ligjit të Vetingut, pjesë e investimit të SHBA-BE për të shkallmuar drejtësinë në duart e Berishës dhe Metës.

Është e habitshme se sa lirisht dhe me guxim të marrë kanë vepruar një skotë gjyqtarësh në mbylljen e një afere kaq haptas të ditur.

Në mbylljen e vjedhjes dhe vrasjeve u përfshi thuajse e gjithë qeveria, u ndërmorën veprime skajmërisht mafioze dhe kërcënuese, deri sa i gjithë sistemi i drejtësisë u mposht dhe u nënshtrua.

Afera tjetër e rëndë e dyshes Berisha – Meta, ku personazhe janë më shumë Meta dhe Shkëlzen Berisha është ajo e njohur si skandali më i madh i financave shqiptare, çështja CEZ-DIA.

Asnjëherë qindra milionë dollarë dhe euro nuk kanë fluturuar kaq shpejt e kaq haptas nga thesari i shtetit, për të pasuruar një grup njerëzish me pushtet dhe disa sejmenë të tyre rreth e rrotull.

Ilir Meta do të ngulë këmbë që njëra nga kompanitë shqiptare për mbledhjen e borxhit ndaj ÇEZ, nga kompanitë shqiptare, të jetë DIA e Kastriot Ismailajt, mikut të tij të hershëm. Disa burime të ndryshme e kanë saktësuar këtë.

Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka akuzuar Ilir Metën se kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje dhe se Ismailaj konsiderohej aleat i kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha.

Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm. Për këtë aferë, Berisha ka kërkuar që Ilir Meta të merrej i pandehur, por kur pa se që të dy dilnin zbuluar, u tërhoq. Në skenë doli Shkelzen Berisha dhe miku i tij, Nuel Kalaj, i cili tërhoqi brenda ditës 5 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë dhe pasi shleu “borxhet” e tij në Shqipëri, u zhduk, për t’u shfaqur më pas si idhtar i flakët i PD-së.

Çështja CEZ-DIA, e ngritur me forcë, ndoshta edhe si aparencë politike, nga një komision i posaçëm, i prirë nga shefi i grupit parlamentar socialist, filloi të shuhej dhe tani është krejtësisht e heshtur. Askush nga trupa drejtuese qeveritare nuk mori përgjegjësi për këtë skandal financiar.

***

Ilir Meta është i vetmi president, që i zgjedhur nga e majta, shkarkohet prej saj. Është i vetmi drejtues politik, që duke qenë president i vendit shpall moton e tij për të qenë në të ardhmen lideri i gjithë opozitës shqiptare, megjithëse forca e tij politike ka vetëm 4 deputetë; është i vetmi që kokën e shfaq majtas, por xhepin e ka djathtas, që bën aleancë me cilin të paguajë më tepër dhe hedh poshtë mantelin presidencial për të qenë pjesë e fushatës së opozitës.

Është presidenti i vetëm që bën miting kundër qeverisë, kur supozohet se është i paanshëm dhe garant i kushtetutës; që e shpall luftën e tij si çështje të shtetit të së drejtës, që ëndërron të vdesë si Allende në Kili apo si Vojo Kushi mbi tank; presidenti që i shpall luftë Shteteve të Bashkuara dhe ia merr këngës së Hajredin Pashës me zë të çjerrur; presidenti që kërcënon shtetin me revoltë dhe thërret në presidencë gjithëfarë halabaku që shan qeverinë.

Është presidenti që e kërkon vdekjen me raketë në Malin me Gropa, nxit prokurorin e përgjithshëm të shpallë luftë ndaj institucioneve atlantike, tërbohet nga deliri kur i shkruan ambasadorja amerikane dhe përshfaq mllefin dhe zinë e tij, e përsëri në të njëjtin vend, nuk e di se ora e tij ka rënë, koha e tij ka mbaruar. Askush nuk e beson më atë, asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një president më të pabesuar.

Shqipëria nuk ka pasur një president të tillë dhe nuk duhet ta ketë.

Dikur kam besuar kaq shumë tek Ai. Sepse e mbështeti shumë Luftën në Kosovë dhe nuk kërkoi haraç.

Gjërat ndryshuan. Hija e Ledit Makbeth u shfaq pranë tij dhe të dy bashkë përmbysën dhjetorin e vitit 1990. E shndërruan në farsë, atë që kishte qenë akt besimi.

Ai është binomi i Sali Berishës dhe ky i fundit do të ndjehej i tradhtuar nëse në listën e ardhshme të personave “non grata” nuk do të ishte edhe emri i mikut dhe aleatit të tij, Ilir Meta, shkrun Bedri Islami