osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Edhe ky isht mangut nga lehsat… Avokati i mashtruesit Bechetit, Fatos Lubonja: Prishja e lokalit të Mihal Kokëdhimës, skandal! Nesër Rama na vjen ne te shpia siç i shkoi…Bechetit

Edhe ky isht mangut nga lehsat… Avokati i mashtruesit Bechetit, Fatos Lubonja: Prishja e lokalit të Mihal Kokëdhimës, skandal! Nesër Rama na vjen ne te shpia siç i shkoi…Bechetit

Fatos Lubonja e konsideron skandal prishjen e lokalit të Mihal Kokëdhimës.

Ai ka dhënë një intervistë për Neës 24, ku ka analizuar aktualitetin.

“Parashikimi im është që duke lexuar veprimtarinë e qeverisë me Ramën në krye do të ketë një rritje të formave autoritare të paligjshme, jashtë institucionale, për të kontrolluar dhe mbajtur pushtetin.

Që do të thotë se s’ka rëndësi në kemi apo jo kryetar bashkie, ç’rëndësi ka, ne jemi, këta të tjerët nuk janë asgjë, vendosim nënkryetarin që kontrollon. Të tjerët ca me trembje, ca me para do nënshtrohen dhe do vazhdojnë të kontrollojnë dhe Shkodrën me njerëzit e Tom Doshit, si Valdrini, që u vu nga Rama më herët, në kohën kur ishte në konkurrencë me Keti Bazhdarin, si njeri që siguronte votën. Dihet, Toma është i forti i Shkodrës. D.m.th këta të fortët janë si feudalët e dikurshëm.

Dikur e luanin këtë rol sekretarët e partisë që luanin këto role. Jemi kthyer në një sistem ku demokraci nuk ka. Kështu e shikoj dizenjon që e kanë projektin në kokë sepse këtë e kemi trashëguar. Me të fortët, sundo të tjerët dhe ecim përpara.

Shkodra dhe rasti i Himarës tregojnë se të dyja rastet kanë të përbashkët atë që tregojnë se çfarë respekti kanë për shtetin e së drejtës këta që kemi në pushtet dhe që thonë do bëjmë dhe Reformë në Drejtësi.

Disa thonë se ka projekte për të kapur Porto Palermon, siç është kapur Palaca, Dhërmiu nga oligarkët e Edi Ramës. E përdor dhe papritur nesër shikon një matrapik që i shkatërron pronën. Këtu vetëm shtet nuk ka.

Edhe nëse nuk ka dokumente edhe nëse e ka në proces legalizimi nuk mund ta prishësh këtë për interesin tënd sepse është përtej interesit publik. Është njëlloj si te Astiri. Pse disa janë në proces legalizimi nuk ua prish dhe këtij ia prish. Edhe kur prishet, duhet ta prishësh me ligj.

Nëse ti qenke kaq i ndjeshëm ndaj njerëzve të dhunës, padrejtësive, siç ishte ky që hipi mbi makinë, se ishte i sëmurë psiqik, pse nuk tregohesh kaq i ndjeshëm ndaj një trafikanti droge që e vënë kryetar bashkie në Shkodër.

Është njëlloj kur thoshte se kush dëmton procesin zgjedhor i hiqet e drejta për të shkuar në Shtetet e Bashkuara dhe del tashi që po sundon Shkodrën me Tom Doshin, që është nga të paktët që i është hequr e drejta për të shkuar në SHBA. Ky është skandal i standardit të dyfishtë. Kjo tregon se reformë në drejtësi dhe shteti i së drejtës as nëpër ëndërr nuk i shkon këtyre. Kështu është lidhja”, tha Lubonja.

Rasti i Kokëdhimës

“Nuk e kam parë të hyjë në mediat italiane si lajm. Një i sëmurë psiqik nuk përbën lajm, nëse nuk vret. Ky përbën lajm sa i përket imazhit për turizmin. Raste të tilla ka dhe në Itali. Imazhi në Shqipëri lidhet me trafikantët e shumë që ka vendi ynë në Itali, që kapen përditë dhe rritja e një lloj autoritarizmi, arbitraritetit të shtetit. Protestat e opozitës kanë dalë, një qeveri që udhëhiqet nga droga me këta trafikantët. Këto janë të rëndësishme, jo Kokëdhima. Nuk korrigjohet imazhi me Kokëdhimën.

Në këtë moment çdo shqiptar, pavarësisht kush është Kokëdhima, duhet të ndihet i rrezikuar, sepse sa herë i prish qejfin qeverisë, qeveria të sjell tek biznesi o tatimorët, o matrapikun. Edhe në shtëpi ta sjellin po nuk u thamë ndal. I pari që nuk është në rregull me ligjin është Edi Rama dhe qeveria. E patë çfarë bëri me Bechettin? I çoi banditët e vet dhe i mbylli televizionin dhe meqë kishte akoma një drejtësi ndërkombëtare duhet të paguash 140 mln euro. Ky është shumë herë më i rrezikshëm se Kokëdhima.”

Rikthimi i protestave në shtator …

“Këto duhen parë, patjetër që duhet të jetë opozita. Nëse s’do ishte opozita, do dilte kjo e Valdrin Pjetrit? Edhe sikur ta thoshim ne, nuk e thoshim dot. Duhet të ketë një opozitë, sepse është më e mbrojtur. Përtej denoncimeve, njerëzit mund ta mbështesin, por duhet të jetë më bindëse.

Duhet një projekt afatshkurtër dhe afatgjatë, afatshkurtër që lidhet me denoncimet, i kombinuar me një projekt afatgjatë për një Shqipëri ndryshe, me vizion. Në Porto Palermo lexova që do bëjë një resort Rama, ndaj ja prish këtij. Çfarë logjike ka kjo?

Këta nuk kanë besim as vetë në atë që bëjnë, marrin lekët dhe ikin. Aty ka luftuar Çezar me Pompeon, se ishte një bukuri natyrore, derisa erdhët këta që e bënë një masakër. Vetëm lekë duan, nuk mendojnë as për fëmijët e tyre. Injorancë, babëzi.”