osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe klarineta “qan” për ustain e saj Laver Bariu, “Shenjti i Përmetit”

Edhe klarineta “qan” për ustain e saj Laver Bariu, “Shenjti i Përmetit”

Kur nis e mendon për muzikën popullore, diçka nis e vjen në mendje, një tingull, një notë, një endje mes kujtimesh e aty gjendesh para kabasë, kabasë së famshme të “Gjeneralit të Klarinetës”, Laver Bariut.

Nuk ka njeri që nuk e njeh. I madh e i vogël ulen dhe e dëgjojnë si zë shpirti, si zë që vështirë se mund të humbasë. “Gjenerali i Gramafonit” dhe muzika e famshme e tij, janë të gjitha të krijuara nga Mjeshtri i Madh, Ustai i Përmetit Laver Bariu, ashtu si edhe shumë këngë e melodi të tjera që mban emrin dhe frymën e fundit të tij.

Po kush është Laver Bariu?

Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj 1929 e vdiq më 26 janar të 2014. Ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare si muzikant popullor me gërnetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit, të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Përpos asaj që ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, Lavër Bariu kishte edhe hobi astronominë dhe parapsikologjinë.

Usta Laveri që i vogël ka treguar një dhunti natyrale për t’u marrë me veglat muzikore të thjeshta të cilat i sajonte vetë nga degët e pemëve apo edhe nga kallami i grurit. Pas largimit të familjes së tij në qytetin e Korçës në vitin 1935, Laverit iu krijua mundësia të dëgjonte shumë muzikantë të shquar popullorë për kohën, si Islami në gajde, e veçanërisht Feim Gajdexhiu, babai i shokut të tij të fëmijërisë, Skënderit.

Rreth moshës 10-vjeçare ushtrohej në shtëpinë e tij me lahutën e të atit, Bariut, dhe luante edhe në shumë vegla popullore, ndër to edhe në fyejt metalike që prodhoheshin dhe shiteshin në dyqanet e Korçës. Për herë të parë luan në gërnetë së bashku me të atin, i cili e shoqëronte me lahutë vallen e “Dados”.

Kthehet familjarisht në Përmet në fund të vitit 1944. Aty takohet me Usta Vangjel Leskovikun, pranë të cilit punoi me lahutë për rreth 1 vit, ndërkohë që ushtrohej në gërnetë në mënyrë autodidakte. Pas largimit të Usta Vangjelit për në Vlorë, Usta Laveri organizon grupin e tij, me të cilin mori pjesë edhe në Festivalin e parë Folklorik Kombëtar, Tiranë 1952, në të cilin ai vlerësohet me çmimin e parë si instrumentist popullor.

Më 1954 bën regjistrimin e këngës së parë me saze, më 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e paskëtaj më 1966 regjistron në Radio-Tirana, veç të tjerash edhe tri kaba përmetare me klarinetë, për ta vazhduar punën cilësore me sazet e tij për të gjithë kohën. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombëtare.

Sazet e Ustait janë konceptuar si saze klasike, pra që vetë interpretojnë në vegla dhe vetë këndojnë, por dhe si formacion shoqërues i këngëtarëve të tjerë popullorë. Nga kjo pikëpamje është shumë e vështirë që të dallosh personalitetin e Usta Laverit si interpret (gërnetë e këngëtar) dhe krijues i shumë stileve aq të njohura sot nga muzika popullore përmetare. Këtu përfshihen me dhjetëra hyrje këngësh, kaba, valle dhe mjaft riinterpretime të pjesëve të repertorit të vjetër të Sazeve të Përmetit. Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo ku kanë shkuar si “Bilbilat e Përmetit”. Meritë kryesore e këtyre sazeve është se formuan edhe një tjetër identitet të këngës popullore të Toskërisë: këngën popullore përmetare.

Ai mund të cilësohet si i fundit prej Ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut për periudhën ndërmjet viteve 1950-1990. Ndër këngëtarët më të spikatur që kanë kënduar së bashku me sazet e Usta Laverit përmendim: në vitet ’50 Behije Roçin, Qemal Ponoçin, Aliun (i thirrur Babaçja) etj.; në vitet ’60 Jorgo Çulli dhe Ilia Nasi, vëllezërit Sulejman Lame-“Artist i Merituar” dhe Xhelal Zeqiri, Viron Tanellari; në vitet ’70 “Artisti i Popullit” Mentor Xhemali, Ylli Zeqiri; në vitet ’80 Ardiana Daci, Robert Tralo, Drini Kanani etj; në vitet ’90 Vaskë e Dhimitër Curri, Donika Pecollari, Anastas Naqe, Luljeta Ilia, Evgjeni Çulli etj. Në vitin 1977, së bashku me Çobanin dhe Mentor Xhemalin, interpretojnë dhe regjistrojnë të gjitha materialet muzikore të filmit “Gjeneral gramafoni”, me regji të Viktor Gjikës.

Gjenerali i klarinetës, Laver Bariu, ishte edhe një ndër themeluesit kryesore të Grupit Folklorik “Vëllezërit Frashëri”, formuar më 10.06.1991 dhe ndër të tjera mori pjesë edhe në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik të Parthenay të Francës, nga 17.08 – 04.09.1994. Anetarë themelues me rëndësi i Grupit Folklorik “Vëllezërit Frashëri” ishte edhe mbreti i këngës Mentor Xhemali.

Usta Laver Bariu i ka dhënë dimensione të fuqishme kombëtare muzikës me saze të Përmetit. Mbi gjysmë shekulli ai ka qenë i pranishëm dhe ka kontribuar në mënyrë të veçantë në forcimin e identitetit tonë kombëtar të jetës kulturore e artistike jo vetëm të Përmetit, por edhe të Shqipërisë. Usta Laver Bariu regjistrimet kryesore muzikore i ka pranë Radio Tiranës dhe TVSH si dhe Institutit të Kulturës Popullore. Në hapësirën kohore 1950 – 1990, nga tërësia e shumë interpretimeve dhe të krijimeve të Usta Laverit, ndër të tjera veçojmë: “Një natë janari”, 1950, “Trëndafili fletë-fletë”, 1954, “A kanë uji ato burime”, 1966, “Bir t’u bëftë nëneja”, 1966, “Ballët me sedef”, 1966, “Moj kunadhja leshverdho”, 1966, “O borzilok”, 1966, “Të dielën që më sabah”, 1966, “Janë mbledhur shokët”, 1968, “Shami kalemqarja”, 1973, “Fluturo si gjethe”, 1978, “Falma synë e zi”, 1978, “Potpuri”, 1980, “Porsi ylli i mëngjesit”, 1982, “Qeraxhi që nget karvanin”, 1983, “Sy kaleshe”, 1983, “Bëje dru në përcëllimë”, 1987, “Ç’deshe që vajte në krua”, 1988, “Poshtë nga çairët”, 1988, “Tanë, moj Tanë”. Mbreti i këngës së Shqipërisë nga Përmeti, Mentor Xhemali, shumë këngë i ka regjistruar me gjeneralin e klarinetës Laver Bariu.

Vetëm në vitet 1966 – 1990 Usta Laveri ka regjistruar 6 kaba dhe ka realizuar CD në muzikë popullore në Angli, Greqi dhe Australi. Më 1977, së bashku me mjeshtrin tjetër të madh përmetar të klarinetës, Remzi Lelën, i njohur ndryshe Çobani, ka interpretuar e regjistruar materialet muzikore të filmit “Gjeneral Gramafoni” me regji të Viktor Gjikës e muzikë të Aleksandër Peçit. Sazet e Usta Laverit janë dhembja dhe gëzimi i shpirtit të Përmetit.

Një nga ata që e kujton me nostalgji mjeshtrin e madh, është edhe Lefter Nurka. Lefteri shkëput nga kujtimet e tij datën 24 shtator të vitit 2000, kohë kur Përmeti konkurroi në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. “Para se grupi të ngjitej në skenën e Kalasë, i them Usta Laverit: ‘A pimë nga një kafe Usta, qetësohu, se ke kohë që të ngjitesh në skenën e Festivalit? …’. – ‘Ma do shpirti, po s’ma lejon klarineta, – ma ktheu Usta Laveri dhe, pastaj, vazhdoi: ‘S’mund ta pi tani kafen se kokërzat e saja, kur unë të ngjitem në skenë mund të shkojnë nga goja ime në gojën e klarinetës dhe atëherë do të zëmërohet klarineta. Po a mund t’ia prish qejfin unë klarinetës dhe klarineta të ma prishë qejfin mua? Kjo s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë …’.”

Një tjetër zë është edhe ai i Peter Filk, studjues e redaktor muzikant nga Hollanda, i cili incizoi për Radio-Amsterdamin në Përmet kaba e këngë të Sazeve të Përmetit. Kur Usta Laveri luajti disa kaba, ndër to edhe pjesën instrumentale “Vallja e Kalemit”, Peter Filku u ngrit në këmbë e tha: “Deri më sot unë nuk kam parë e dëgjuar një virtuoz të madh në klarinetë dhe një kapiten të madh drejtuessazesh, siç është Usta Laver Bariu”.

Genc Muçua, klarinetist, ka thënë: “Dy monumente ka Përmeti, Gurin e Qytetit dhe Laver Bariun”.

Vargjet e poetit Xhevahir Spahiu: “Eci përmes ecjeve,/ me misionin e këngës,/ ditën bir i diellit,/ natën bir i hënës …”, ndoshta si rrallëkujt i takojnë Laver Bariut. Njeriu ecën në jetë përmes gëzimeve dhe dhimbjeve, të këtyre ndjenjave të kundërta që i shpreh më së miri edhe kabaja.

Kabaja e një njeriu që ndiente dhimbje brenda vetes për humbjen e dy vëllezërve të tij Ganiut dhe Sulejmanit të cilët u vranë në Luftën Nacional Çlirimtare. Laveri gjatë jetës i ka vajtuar shpesh me kaba vëllezërit dëshmorë, Ganiun e Mamanin. Por mbi gjithçka dhimbje të madhe i shkaktoi ndarja nga jeta e nipit të tij, Solianit. “Qysh kur ishte 5 vjeç Laveri filloi t’i mësonte klarinetën djalit, Solianit”, – thotë nëna e Solianit. Soliani ishte një talent nga natyra dhe, tek ai, kishte hedhur një dashuri të madhe Laveri, i cili interpretoi për herë të parë në publik, së bashku me nipin, Solianin, në Festivalin o Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare të Elbasanit, më 15.03.1996.

Ishte një interpetimi veçantë muzikor që u brohorit gjatë nga publiku i Elbasanit. Soliani ka luajtur disa nga kabat e Usta Laverit edhe në Athinë, në buzukun e klarinetistit të njohur të Greqisë, Petro Lluka. “Kur luajti një herë në klarinetë … Petrua u ngrit në këmbë, u afrua te Soliani dhe i tha:”Je një Laver i vogël, por je Laver dhe kur të ritesh edhe ca, pas disa vitesh, me siguri do të bëhesh i madh si Laveri, legjenda e klarinetës së Ballkanit”, – ka thënë klarinetisti Sulejman Ahmeti i njohur me emrin Mamani.

Por Usta Laver Bariun nuk mund të mos e përmendte edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare në një nga romanet e tij : “Ishte nje gernetist, qe i binte gernetes, me njerin sy te mbyllur. Ajo ishte veshur me te bardha, nuse, pa mish, pa gjymtyre, pa peshe, nje cope ere e hutuar midis grumbullit te krushqve zhurmetare… dhe perpara saj, disa hapa larg, rrinte ne kembe ai gernetisti me njerin sy te mbyllur. Syri tjeter i tij, i hapur, i veshur me avull, i mpire, i palevizshem, diell qe po shuhet mbi toke, veshtronte ngultas gjithcka, si nga nje lartesi fatale… Ishte si syri i botes”. Usta Laveri është në vetvete një sy artistik që e pa botën tingullore të muzikës iso-polifonike me saze në mënyrën e vet të papërsëritshme.

“Laveri i bie gërnetës si ne të gjithë, por asnjë nga ne nuk i bie si Usta Laveri”

Pjesë të shkëputura nga kujtimet e studiuesit Vasil Tole/Konica.al