Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit u regjistrua më 3 prill afër Nikshiqit në Mal të Zi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Dridhjet e tokës u regjistruan në orën 10:40 të së mërkurës.
Gjithashtu një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar pak momente më parë në Turqi.
Epiqendra ndodhet 57 km në jug-juglindje të qytetit të Antixhamanit. Thellësia fokale, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, është llogaritur në 8 km.