Ata kanë bashkë shumë vite dhe janë bërë prindër të dy fëmijëve, por duket se edhe historisë së tyre i ka ardhur fundi.
Aktori i njohur Robert De Niro, 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij Grace Hightower, 63 vjeçe, janë duke u ndarë.
Divorci mes tyre vjen pas 21 vitesh martesë, teksa çifti nuk jeton më bashkë.
Të martuar në vitin 1997, De Niro dhe Hightower, kanë dy fëmijë Elliot 20 vjeç dhe Elena 6 vjeçe.
Pritet që divorci mes tyre të zyrtarizohet në javët në vijim.
Kjo është ndarja e dytë për çiftin, pas divorcit të parë në vitin 1999, për tu rimartuar sërish në vitin 2004.
Aktori ka qenë i martuar më parë me Diahnne Abbott nga 1976 deri 1988, me të cilët ka fëmijët e mëdhenj Drena dhe Raffaello, si dhe ka dy binjakë me ish-partneren e tij Toukie Smith, binjakët Aaron dhe Julian. /a.y/noa.al