Basha ka kallëzuar në SPAK kryeparlamentaren Lindita Nikolla duke mgatërruar adresë, sepse SPAK është strukturë kundra krimit dhe korrupsionit dhe nuk është WC e parlamentit, ku të shurrojnë partitë për problemet e tyre.
Nikolla akuzohet nga Basha pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga Gazment Bardhi për kthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin e PD. Në kallëzimin penal të Partisë Demokratike, thuhet se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, pasi ka vijuar të njohë Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD dhe shkresat e tij, ndonëse është i përjashtuar nga grupi.
Por SPAK nuk merret me shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët e partive por me shpërdorime detyre me pasoja korruptive ose në ndihmë të krimit dhe jo me karrige deputetësh.
Mirëpo kalllzimi i juristit në gjumë vjen pasi Nikolla ka reflektuar kërkesën e Bardhit për kthimin në grupin e PD deputetët e përjashtuar gjatë kësaj legjislatura, ndërsa jashtë mbeti vetëm Sali Berisha i cili ishte përjashtuar një ditë para se të niste legjislatura më datë 10 shtator.
“Ky veprim i shtetases Lindita Nikolla, në ushtrim të detyrave të saj si Kryetare e Kuvendit cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e ligjshëm të Partisë Demokratike. Duke zbatuar një kërkesë të një deputeti, ndaj të cilit organet më të larta drejtuese të Partisë Demokratike, kanë vendosur largimin nga rradhët e saj Kryetarja e Kuvendit ka cënuar të drejtat e ligjshme politike të subjektit për organizimin e brendshëm të tij dhe si dhe ka cënuar autoniminë e vendimmarrjes politike e cila garantohet nga Kushtetuta dhe ligji për partitë politike”, thuhet në kallëzim. që është vërtet një veprim qesharak që i krijon bindjen se edhe Luli ka problem me gjendjen psiqike.