osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Eci 620 milje i vetëm për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë, 11-vjeçari ribashkohet me nënën e tij. Përqafimi që bëri xhiron e botës

Eci 620 milje i vetëm për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë, 11-vjeçari ribashkohet me nënën e tij. Përqafimi që bëri xhiron e botës

Sulmet ruse në Ukrainë ka sjellë largimin e shumë qytetarë nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës.

Sëfundmi “The Times” shkruan se një djalë 11-vjeçar ukrainas është ribashkuar në Sllovaki pasi ka udhëtuar më shumë se 620 milje i vetëm , ndërsa kishte të shkruar në dorë një numër telefoni.

11-vjeçari Hassan Al-Khalaf është takuar me nënën e tij e cila ka treguar se ka humbur gjithçka për shkak të luftës.

“Duhej të arratiseshim që familja jonë të shpëtonte shëndoshë e mirë”, ka thënë nëna e 11 vjeçarit, Yulia Volodymyrivna, duke shtuar: Do të na duhet të nisim gjithçka nga e para, por fatmirësisht jemi të shëndetshëm.

Gjithashtu Volodymyrivna tregoi se ajo vendosi që ta hipte Hasanin në një tren që nisej në lindje të Ukrainës pasi centrali bërthamor u sulmua nga rusët dhe vetë ajo mbeti pas për shkak se i duhej të kujdesej për gjyshen me aftësi të kufizuara. Djali arriti në kufirin Sllovak më 4 mars , duke tronditur policinë kufitare, e cila postoi një status në mediat sociale :“Ky është heroi më i madh i natës së kaluar.”

Duke përdorur numrin e telefonit të shënuar në dorën e tij, ata kontaktuan vëllain e Hassanit 20 vjeç, i cili po studion në kryeqytetin sllovak të Bratislavës.

Atij tashmë i ishin bashkuar tre motrat e Hassanit, të cilat kishin bërë udhëtimin përpara djalit.

Deri më tani në Sllovaki kanë hyrë 232,000 refugjatë, 93,000 prej tyre fëmijë.

Kjo familje më herët është dashur të shpërngulej në Ukrainë nga Siria, pasi babai sirian i Hassanit vdiq.

Sapo mësoi se djali i saj ishte i sigurt, Volodymyrivna dërgoi një video mesazh, duke falënderuar rojet kufitare dhe vullnetarët në Sllovaki.

“Rojet kufitare e takuan dhe e ndihmuan të kalonte kufirin duke e lanë në anën tjetër të Sllovakisë. Më pas e takuan vullnetarë sllovakë. Më kanë ushqyer fëmijën. E çuan në Bratislavë. Ju falënderoj shumë për shpëtimin e jetës së djalit tim. Ka njerëz me zemër të madhe në vendin tuaj të vogël. Ju lutemi, shpëtoni fëmijët tanë. Ju lutemi mbroni fëmijët tanë ukrainas.”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera OKB ka bërë me dije se rreth 3.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina.