Ish lehsi iBllokut Andi Bushati, opozita shqiptare duhet të bëjë atë që nuk e bën dot, të rrëzojë me dhunë regjimin. Sipas Bushatit nuk ka regjim që e dorëzon pushtetin vetë.
Në një intervistë televizive, analisti Andi Bushati u shpreh se, të paktën kemi një pjesë opozite që ngre zërin dhe thotë që kjo që po ndodh është e papranueshme.
“Edi Rama është në vitin e 10 të qeverisjes, dhe aq më tepër që zgjat një regjim, aq më tepër valë demokratike ai mbyll. Nëse në 2018-2019 ishte më e lehtë të organizoje protesta, sot është më e vështirë, se njerëzit shantazhohen me punët e familjarëve, punët e të afërmeve etj. Në këtë kuadër duhet parë edhe greva e urisë, ka fuqi simbolike, pra që ne nuk bëhemi pjesë me të keqen, por nga ana tjetër ne nuk duhet të shpresojmë se sado radikale të jenë aktet e opozitës, ato do ngjallin ndonjë uragan të madh.
Ajo që opozita nuk e bën dot, rrëzimin me forcë të një regjimi. Regjime që ta dorëzojnë pushtetin vetë nuk ka, por sot shoqëria shqiptare është në një impas, sepse pushteti rilindas rrit çdo ditë e më shumë autoritarizmin e vet, dhe opozita është gjithmonë e më e dobët për ta kundërshtuar këtë lloj autoritarizmi.
E keqja më e vogël është që të paktën të ketë një pjesë opozite që të ngrejë zërin e të thotë, që kjo që po ndodh është e papranueshme”, tha Bushati.