Kamala Harris dhe Donald Trump kandiduan kokë më kokë për të marrë postin e presidentit të SHBA-ve.
Populli amerikan zgjodhi Donald Trump si presidentin e tyre për një mandat 4-vjeçar. Kjo është hera e dytë që Trump bëhet presidenti i SHBA-ve.
Sot bëhet inaugurimi i tij dhe siç e do tradita, Kamala Harris është prezente.
Mes shumë zyrtarëve të lartë dhe të ftuarve specialë në inaugurimin e Trump, Kamala Harris me shumë kujdes kishte zgjedhur veshjen e saj.
Ajo ka vendosur që të shfaqet e veshur e gjitha në të zezë. Xhaketa klasike e zezë është kombinuar me pantallonat e zeza, këpucë të zeza, doreza lëkure po ashtu në ngjyrë të zezë dhe për ta thyer pak ish-pretendentja për presidente ka vendosur një shall në ngjyrë gri.
Zgjedhja e saj për këtë ceremoni nuk ka shpëtuar pa u komentuar. Mbetet mes aludimeve ngjyra e saj e zezë.
Në inaugurimin e Joe Biden Harris pozoi para aparatit fotografik në Shtëpinë e Bardhë e veshur me një fustan dhe pallto në ngjyrë lejla, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.