osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E “vërteta” se përse gënjejmë, mashtrojmë dhe vjedhim

E “vërteta” se përse gënjejmë, mashtrojmë dhe vjedhim

E vërteta e ndershme mbi pandershmërinë

Shanset janë, që ju të jeni një gënjeshtar. Ndoshta jo ndonjë një gënjeshtar i madh – por gjithësesi një lloj gënjeshtari. Kjo është gjetja e Dan Ariely, profesor i psikologjisë së sjelljes ekonomike në Duke University. Pas kryerjes së disa eksperimenteve me 30.000 njerëz ka gjetur se shumë pak njerëz gënjejnë plotësisht, por pothuajse të gjithë njerëzit gënjejnë nga pak. Ariely i përshkruan këto eksperimente dhe rezultatet e tyre në librin e ri, “The (Honest) Truth About Dishonesty: How We Lie To Everyone— Especially Ourselves” – “E Vërteta (e Ndershme) mbi Pandershmërinë: Mënyrat se si të gjithë ne gënjejme, po sidomos veten tonë.”

Në këtë intervistën më poshtë ai tregon rreth asaj se si problemet e shoqërisë nuk shkaktohen gjithmonë nga ‘mollët me të vërtetë të kalbura’, po ato shkaktohen nga ‘mollë pakëz si të prishura’, pra ata që mashtrojnë vetëm pakëz.

Çështjet kryesore të intervistës janë:

*Diçka rreth teorisë tradicionale të pandershmërisë kosto/ përfitim

“Pikëpamja standarde e kësaj teorie është Kosto/Përfitim, që do të thotë se çdo herë që ne shohim dicka, pyesim veten: Çfarë mund të përfitoj nga kjo dhe çfarë mund të humbas? Imagjinoni se jeni në një pikë karburanti apo banke: Sa herë kaloni pranë saj pyesni veten: Sa para ka në të? Nëse unë e vjedh atë, cila është mundësia që të më kapin dhe sa kohë do të qëndroj në burg? Pra në thelbshikoni për koston dhe përfitimin, dhe nëse kjo del me përfitim të mirë,shkoni me mendjen për ta vjedhur.”

* Çfarë të metash ka teoria Kosto/Përfitim?

“Është i pasaktë, sepse kur bëjmë eksperimente ku ne përpiqemi të provokojmë njerëzit që mashtrojnë, para së gjithash nuk gjejmë asnjë nga këto 3 elemente
– çfarë fitojmë,
-probabilitetin e kapjes dhe
– sasinë e dënimit
dhe përfundojmë më së shumti duke përshkruar rezultatet.
“Jo vetëm që është një përshkrues i keq i sjelljes njerëzore, por është edhe një kontribut dhe informacion i keq për politikën.

Mendoni rreth kësaj: Ç’bëjmë ne kur përpiqemi të ndalojmë pandershmërinë në botë? I japim më shumë fuqi policisë, dhe rrisim dënimet me vite burgu. Po nëse njerëzit nuk i marrin parasysh këto ndëshkime kur ata mendojnë për kryerjen e një krimi të veçantë, atëherë të gjitha këto përpjekje që bën shoqëria për ta parandaluar krimin, hidhen poshtë në plehra.”

* Ku bazohen hajdutët e vegjël që e perceptojnë veten si njerëz të mirë?

“Ne duam ta shohim veten si njerëz të ndershëm, të mrekullueshëm dhe kur mashtrojmë … për aq kohë sa ne mashtrojmë vetëm pak, ende e shohim veten si njerëz të mirë, po kur fillojmë të mashtrojmë shumë … nuk mundemi ta shohin më veten si njerëz të mirë dhe për këtë arsye ndalojmë së mashtruari. Pra modeli i përpjekjes së balancimit të aftësinë për të parë veten si njerëz të mirë nga njëra anë dhe aftësinë për të mashtruar nga ana tjetër parashikon që njerëzit do të mashtrojnë më pak dhe do të vazhdojnë të ndihen mirë me veten e tyre …. Kjo është ajo që shohim në shumë e shumë eksperimente.”

Vetëm pak njerëz mashtrojnë shumë, po shumë, shumë njerëz, rreth 90 % të mashtrojnë nga pak

Në të gjitha eksperimentet, ku testuam ndoshta mbi 30.000 njerëz, vetëm rreth një duzinë (12) apo diçka e tillë ishin ‘mollë shumë të kalbura’. dhe ata vodhën në total rreth 150 dollarë. Dhe ishin rreth 18,000 ‘mollë më pak të kalbura’, ku secili prej tyre vodhi vetëm nga 2 dollarë, që në total u bë 36.mijë dollarë. Pra unë mendoj se ky është një reflektim i mirë i asaj që ndodh në shoqëri.”

*Rreth eksperimentin të preferuar të Dan Arielit (mbi mashtrimin)

“U dhamë njerëzve një fletë letre me 20 problema matematike të thjeshta dhe u thamë: ‘Keni 5 minuta kohë për të zgjidhur sa më shumë të mundeni. Për çdo problem të zgjidhur saktë do t’ju japim 1 dollarë.’Do te filloni t’i zgjidhni kur t’ju themi ‘Fillo!’
Njerëzit filluan të zgjidhnin sa më shumë që të mundeshin dhe Në fund të 5 minutave, u thamë: ‘Stop! Ju lutemi tani llogarisni sa përgjigje të sakta keni, dhe pasi të dini sa pyetje keni saktë, shkoni në pjesën e pasme të dhomës dhe griseni testin (në makinën e grirjes së letrës) . Sapo të keni përfunduar grisjen e letrës, kthehuni këtu përsëri dhe na thoni se sa pyetje kishit të sakta.’

“Njerëzit këtë bënë, i grisën testet,dhe u kthyen e thanë se zgjidhen mesatarisht, 6 problema, dhe ne u dhamë atyre 6 dollarë e ata shkuan në shtëpi të qetë.
Ajo që njerëzit në eksperiment nuk dinin ishte se makina e grirjes së letrës ishte e manipuluar, pasi ajo grinte vetëm anët e faqes, por pjesën kryesore të letrës e linte të paprekur ….

Ajo që zbuluam ishte se njerëzit në thelb mesatarisht zgjidhën 4 problema dhe raportuan 6 …. Pra gjetëm se shumë njerëz mashtrojnë pakëz dhe shumë, shumë pak njerëz mashtrojnë shumë.

Po ashtu në njërin nga variantet e këtij eksperimenti pjesëmarrësit mashtruan 2 herë më shumë

“Në një nga eksperimentet, njerëzit bënë saktësisht të njëjtën gjë, por pasi përfunduan grirjen e copes së letrës dhe erdhën për të raportuar, ata nuk thanë, ‘Z. Eksperimentues, kam zgjidhur x problema më jepni x dollarë.’ Ata duhet të thoshin: ‘Z. Eksperimentues kam zgjidhur x problema, më jepni x xhetona’, dhe pasi i merrnin këto xhetona plastikë i këmbenin në dollarë pak më tutje, rreth 50m…..

Dallimi i vetëm ishte se njerëzit e shikonin tjetrin në sy dhe gënjenin, jo më për para po për xhetona plastikë. Dhe çfarë ndodhi? Pjesëmarrësit tanë e 2-fishuan mashtrimin e tyre.”

Pra fakti që ekonomia jonë tani është cashless/pa para në dorë po në karta ose me kredi, inkurajon mashtruesit

”Në momentin që diçka është një hap larg nga paratë kesh, bëhet më e lehtë të sigurosh param e mashtrim. Pra njerëzit mashtrojnë më shumë dhe ende të ndihen mirë me veten e tyre. Kjo në thelb u heq njerëzve ‘prangat’ e moralit. Dhe, arsyeja pse kjo është kaq shumë shqetësuese është sepse në shoqërisë së sotme moderne, ne jemi duke krijuar gjithmonë e më shumë një ekonomi cashless/pa para (me kredi). Ne kemi portofolë elektronikë, kemi kredi shtëpish e kredi të tjera të mbështetura në letra me vlerë, kemi opsione aksionesh, dhe mund të ndodhë që të gjitha këto modalitete pagesash të na bëjnë të marrim më shumë e më shumë para, dhe mund të bëhet më e lehtë për ne që të mashtrojmë dhe të jemi të pandershëm.”

* Versionin e eksperimentit, ku administratori i testit flet në celular, ndërsa është duke u dhënë udhëzime pjesëmarrësve, i bën pjesëmarrësit të mashtrojnë edhe më shumë

“Mendoj se kjo përputhet edhe me ligjin e karmës, Nëse e pyesni veten, si mund ta inerpretoj mashtrimin, realisht mekanizmi kryesor në të gjitha eksperimentet tona ka qenë racionalizimi/inerpretimi. Si mundet t’i interpretoni veprimet tuaja dhe ende të mendoni për veten që jeni një njeri i mirë? Dhe në qoftë se dikush ju ka keqtrajtuar, ndoshta ju tani mund ta interpretoni hakmarrje nga lartë.”

* Mbi pandershmërinë që vjen nga konfliktet e interesave

“Kkemi nevojë të ndryshojmë rregulloren, dhe kjo në thelb ndryshon konfliktet e interesit. Ashtu si në sport, në qoftë se pëlqen një ekip të veçantë dhe arbitri merr masa kundër ekipit tuaj, ju mendoni që arbitri është i keq, djallëzor, budalla …. Po në të njëjtën analogji, nëse keni aksione financiare lidhur me një fushë të caktuar, ju do ta shihni atë fushë në bazë të interesit financiar. Pra, gjëja e parë që mendoj se ne duhet të bëjmë është të zhdukim konfliktet e interest.”

* Mbi teorinë policore të Broken Windows – Dritaret e thyera – godja e kundërvajtjeve në përpjekje për të frenuar krimet e mëdha

“Ka dy lloj mënyrash për të menduar në lidhje me teorinë Broken Windows: Njëra është në lidhje me
a – analizën Kosto / Përfitim që bëjnë njerëzit
dhe tjetra ka të bëjë me atë se ç’farë
b- shoqëria përreth nesh na sygjeron se është e pranueshme apo jo.

Në të vërtetë unë besoj më shumë në të dytën.

Pra, kur ne shkojmë përreth dhe pyesim veten se në çfarë sjellje duhet të bëjmë dhe në çfarë jo,shohim njerëzit e tjerë për të matur atë që është e pranueshme. Në eksperimentet tona,kemi provuar se nëse kemi një person që po mashtron në mënyrë skandaloze dhe njerëz të tjerë e shohin atë, edhe këta fillojnë të mashtrojnë më shumë, në një shkallë më të lartë.Pra, për mua, teoria dritares së thyer është më shumë si një sinjal miratimi social sesa frikë nga kapja.”