Bashkëshortja e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me akuzat ndaj partnerit të saj për lidhje me ‘Habilajt’ të arrestuar për trafik droge në Itali.
Fatlinda Tahiri kërkon ndihmën e përkrahësve në rrjetet sociale për të shpërndarë një video shpjeguese për akuzat që i janë bërë Saimir Tahirit si dhe dokumentet nga gjykata italiane se ai është i pafajshëm.
“Të lutem shpërndaje. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth botës, ndërkohë që e vërteta është duke veshur këpucët, por kur i ka veshur ato, s’do ndalë më kurrë”- shkruan ajo.
Më herët ish ministri Saimir Tahiri publikoi një video në profilin e tij në “Facebook”, teksa kërkonte ndihmë që kjo video të shpërndahet që sipas tij e vërteta të bëjë më shumë rruge se gënjeshtra.