Makina e analistit Fatos Lubonja është sulmuar disa ditë më parë (1 korrik). Sipas policisë së Tiranës, një person i ka thyer xhamin e parë me gurë. Autori A. H është ndaluar nga policia dhe më pas është liruar, pasi rezulton me probleme të shëndetit mendor. Siç theksojnë burime në polici, autori prej kohësh ka qenë problematik në zonën ku banon analisti i njohur, ndërsa edhe më herët nuk kanë munguar “sulmet” ndaj Fatos Lubonjës.
Analisti nuk ka denoncuar kurrë në polici, duke qenë se njihet si person me probleme të shëndetit mendor. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë problem personal me Lubonjën.
Por janë të merakosur Meta, Monika, Luli dhe lulijete kazanave mediatik më tepër se vetë Lubonja.
Për ngjarjen fillimisht reagoi Ilir Meta. “Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të diel, për të mirën e Kryeproblematikut!”, do të shkruante kreu i shtetit.
Ja dhe reagimi i Monikës:
Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm.
Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes.
Kjo dhunë ndaj njërit prej përfaqësuesve më të denjë të fjalës së lirë, është paraprirë nga ligji i inkuizicionit ndaj medias së pavarur miratuar nga Qeveria e paligjshme vetëm disa ditë më parë.
Kjo dhunë e ushtruar sot është modeli, që Edi Rama frymëzon çdo ditë me sulmet e tij prej një rrugaçi dhe banditi politik ndaj kritikëve të qeverisë së tepsisë dhe skandaleve.
Kurse ky është reagimi i Lulzimit
“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij. Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik” shkruan Basha./Ekskluzive.al