Mediat e berihajt intrigojnë, ëndërrojnë, madje shkulmojnë e jargaviten, pas çdo mjeti që mund ta përdorin, për të sulmuar Edi Ramën.
Një ngjarje fare e zakonshme si ajo e takimit rutin të ambasadores amerikane me Lulzim Bashën gjysmagjelin kryetar të PD-së, u trumbetua dhe u glorifikua nga gjithëfarë analisti që gjeti mundësinë për të thënë ato që thonë më shpesh, gënjeshtra dhe hamendësira prej të marri.
Shumica e tyre u munduan të na bindnin se ky takim ishte një shuplakë për Edi Ramën, i cili i quajti Bashen dhe Berishën dy kufoma tashmë në politik.
Kjo është më se e vërtetë, sepse Sali berisha nuk ka asnjë shans të drejtoi gjysëm PD dhe as Luli Basha nuk ka asnjë shans të drejtoj një opozitë solide.
Pra Rama nuk hynë fare në këtë pjesë të politikës dhe nuk ka asnjë interes e asnjë rrezikë nga këto gjysma PD.
Aludimet se Yuri Kim na qenka mërzitur për Bashën, që Rama nuk e njohka për kryetar të PD, janë humori politik më qesharak që përdoret nga turma e anal-istëvetë gjirizeve mediatike.
Ndaj takimin e ka bërë publik vetë ambasadorja amerikane përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: “Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për disa çështje, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, për të luftuar korrupsionin, investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë”.
Nëw fakt takimi i tyre ka patur si qëllim të vetëm kërkesën e SHBA-së ndaj opozitës: Votimin “pro” të shtyrjes së vetingut në drejtësi nga deputetët e Lulzim Bashës, gjë e cila nuk mund të deklarohej nga zonja Kim, sepse do ishte ndërhyrje jo legjitime e saj në vendimet e marra nga deputetët, por në menyrë diplomatike deklaron: “takimin i shkëlqyer për disa çështje, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, për të luftuar korrupsionin, investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug”.
Pra Yuri Kim i dha n∆ue parashuplak Lulzim Bashës dhe grupit të tij që nuk janë dakord me shtyrjen e afateve të vetingut gjë që shumë shpejt do marri fund pas këshillimit të SHBA-së dhe lajmërimit të ambasadores. Lulzimi nuk është i preferuari i amerikanve por i tremburi nga amerikanët që nuk mundet ta tundi bishtin lartë e poshtë. /Tellalli.al