E turpshme! Skandaloze! Më shumë se sa për vetë shpalosjen e banderolës për terroristin greek Kostandin Kacifas është heshtja e institucioneve të futbollit italian dhe klubit të Lazios.
Në ndeshjen kundër Milanit të mbyllur me rezultatin 1-1 në “Olimpico”, ultrasi lacialë menduan të sjellin në kujtesë dhe njëherë ngjyrimet e forta politike dhe bindjet e tyre ekstremiste.
Një gjest skandaloz që u pasqyrua me krenari nga ultrasit e ekipit italian.
Në të shkruhej data e vdekjes e grekut në tokën shqiptare dhe flamuri i vorio-epirit.
Kacifas u vra nga policia shqiptare për shkak të sulmit që hapi ndaj uniformave blu.
Heshtja e institucioneve italiane të futbollit mbetet një njollë turpi që mbulon futbollin italian, por dhe klubin e Lazios që ende nuk është distancuar nga skena të tilla me përmbajtje raciste.