Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka përfunduar në qeli. Pas një beteje më shumë se 4 vjeçare, dje Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 5 vite burg Tahirin, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga ish-Krimet e Rënda.
Por ndryshe nga vendimi i Shkallës së Parë, Apeli vendosi të heqë shërbimin e provës duke vendosur në këtë mënyrë që Tahiri të futet në qeli.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të duhet të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim. Trupi gjykues me gjyqtar Engert Pëllumbi me anëtare Igerta Hysin dhe Florian Kalanë rrëzoi akuzat e Prokurorisë së Posaçme për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe trafiqe droge, por la në fuqi akuzën e shpërdorimit të detyrës duke kyçur në qeli Tahirin.
Pas vendimit Tahiri u arrestua dhe u dërgua në ambientet e paraburgimit të Policisë së Tiranës, ku më pas do kalojë në burgun 313.
Presioni amerikan
Ajo që duhet theksuar është se dhe ky dënim i Tahirit erdhi nga presionit amerikan. Ambasada e SHBA gjatë 4 viteve ka ndjekur me shumë interes procesin hetimor e gjyqësor ndaj tij, duke dërguar në sallën e gjyqit përfaqësuesit e saj.
Madje dhe dje përfaqësuesit e ambasadës kanë qëndruar në sallë gjatë gjithë ditës. Provat e prokurorisë ndaj Tahirit ishin shumë zero për ta implikuar në trafik droge apo përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
Dënimi për shpërdorim detyre u dha, pasi gjatë kohës së Tahirit vendi sipas krijuesve të shtetit të drogës Lazarat, opozita e Berishës dhe Bashës u mbulua nga kanabisi dhe sipas tyre ish-ministri ka favorizuar një gjë të tillë.
E vërteta është krejt ndryshe: Saimir Tahiri është heroi i Lazaratit, i cili shkatërroi bandat e krimit të të gjitha kategorive të ngulura në fshatin Lazarat, ku droga u lejua me qëllim nga Sali Berisha, i cili e ka pranuar publikisht dhe drejtësia nuk e ka çuar pas hekurave për këtë krim të rëndë.
Po i njëjtë ka qenë edhe veprimtaria e Lulzim Bashës, si ish ministër i Brëndshëm i cili e lejoi të lulzonte krimi në Lazarat dhe nuk guxonte as të pinte kafe atje, pa marr “vizë” nga trafikantët.
Ndërsa ministri që e shkatërroi “Kolumbinë shqiptare” çuditerisht u sulmua nga amerikanët. Ndaj Lind pyetja : Ku janë prekur interesat amerikane në shkatërrimin e Lazartit?!
A e dinë amerikanët se në raportet e Gurdia di Financës, si polici ndërkombëtare Saimir Tahiri e çojë në nivele të pa përfillshme sasin e mbjelljes dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
Natyrisht që shkatërimi i Lazaratit i detyroi agronomët e Kultivimit të shpërndaheshin nëpër Shqipëri, duke gjetur metoda të reja kultivimi dhe farëra për të rritur në kohë rekord, gjë që e kapi të pergatitur policinë e re që tashmë kishte fituar mbi 68% të besushmërisë së qytetarëve.
Kjo nuk përbën asnjë vepër penale dhe vepra e vetme penale është mos dënimi i kriminelëve të vërtetë Sali Berisha si organizatori kryesor i kanabizimit të Shqipërisë dhe ish ministrat e brëndshëm, Lulzim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka.
Presion amerikan ndaj drejtësisë për të dënuar Saimir Tahiri ishte i turpshëm, amoral dhe i pa bazë, aq më tepër kur shpërdoruesve të detyrës dhe bashkëpunëtorve të krimit akoma u shtërngohen duarët e gjakosura të 21 JANARIT, nga përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së. /Tellalli.al