osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E trishtë: Në Shqipëri lindjet barazohen me vdekjet

E trishtë: Në Shqipëri lindjet barazohen me vdekjet

Tendenca e treguesve demografik në Shqipëri po shfaq një situatë gjithmonë e më shumë alarmante. Instituti i Statistikave raportoi se, në tremujorin e parë të këtij viti, numri i lindjeve ishte thuajse i barabartë me atë të vdekjeve, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të shkojë drejt zeros.

Sipas INSTAT-it, për periudhën Janar-Mars të këtij viti, në Shqipëri u lindën vetëm 5.986 fëmijë, me një rënie prej 10.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Për të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve në rang vendi rezultoi 5.949 persona.

Pra, sipas INSTAT-it, për tremujorin e parë të këtij viti, diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve në Shqipëri, ose ndryshe shtesa natyrore e popullsisë ishte vetëm 37 vetë. Por, po të përfshihet emigrimi, atëherë popullsia e Shqipërisë ka vazhduar të rrudhet me ritme jo të vogla.

Shkaku kryesor se përse shtesa natyrore e popullsisë po shkon drejt zeros është rënia dramatike e numrit të lindjeve. Të dhënat historike tregojnë se, numri i bebeve të lindura në 3 muajt e parë të këtij viti është më i ulëti i shënuar të paktën në 31 tremujorë me radhë, që nga koha kur INSTAT-i ka nisur të publikojë këtë tregues me bazë tremujore.

Sipas të dhënave të detajuara, nga 12 qarqe të vendit, në 9 prej tyre numri i lindjeve është më rënie në rend dyshifror, duke rritur më shumë shqetësimet se vendi mund të përballet me një krizë të mirëfilltë demografike.

Në buxhetin e këtij viti, qeveria miratoi një fond të posaçëm prej 24 milionë dollarësh për të nxitur lindshmërinë, sipas një skemë që paguan nga 400 deri në 1.200 dollarë për çdo fëmijë të lindur.