osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E trishtë! Gati dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë nga komplikacionet e shtatëzanisë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas!

E trishtë! Gati dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë nga komplikacionet  e shtatëzanisë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas!

Dhoma Ekonomike e Gruas dha sot lajmin e hidhur se drejtoresha e saj, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.

“Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”, thuhet në njoftim.

Historia tragjike e Klodianës nisi me humbjen e fëmijës, si pasojë e së cilës kaloi në nje komplikacion te rende, e prej disa javësh ishte në gjendje kritike për jetën.

Ajo u dërgua dhe në Stamboll për trajtim të specializuar. Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht ndaj dhe u cel një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro me qëllim shpëtimin e saj.

Për fat të keq, as mjekimi në Turqi nuk arriti t`ia shpëtonte jetën.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë.

Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore”, – shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas.