Një oficer i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit ka vrarë veten para pak orësh.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. I., 43-vjeç.
Aktin e vetëvrasjes ai e ka bërë në një ËC të një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë, në qytetin e Gjilanit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.
I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.