osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E tmerrshme! E ëma lë në mëshirë të fatit 7-vjeçarin, fëmija: Ikën në lokale, pi birra dhe bën qejf

E tmerrshme! E ëma lë në mëshirë të fatit 7-vjeçarin, fëmija: Ikën në lokale, pi birra dhe bën qejf

Disa video ku tregojnë jetën e një 7-vjeçari të braktisur nga e ëma janë shpërndarë nga emisioni investigativ ‘Stop’. E ëma punon natën dhe pi, duke e lënë fëmijën rrugëve e në mëshirë të fqinjëve.

Edhe vetë i vogli është i ndërgjegjshëm, që për të kujdeset një komshije e quajtur Albana pasi e ëma kthehet pas mesnate dhe rri e pi në lokal.

Qytetari: Ku ishe?

Djali: Te lokali.

Qytetari: Ku po ikën?

Djali: Te shtëpia.

Qytetari: Ke njeri te shtëpia?

Djali: Jo!

Qytetari: Ku është mami

Djali: Te Sinani.(lokali)

Qytetari: Ça po bën aty?

Djali: Po rri.

Qytetari: Po pi ë?

Djali: Po!

Qytetari: Ke qenë në shtëpi sot?

Djali: Jo!

Qytetari: Gjithë ditën rrugëve ë….

Por kush kujdeset për 7-vjeçarin kur nuk është nëna e tij në shtëpi?

Qytetari: Kush të ndërroi ty?

Djali: Albana

Qytetari: Ishe bërë qull ti

Djali: Po!

Qytetari: Po pse, ku u lage ti?

Djali: Në shi.

Qytetari: Ku e ke mamin?

Djali: Te Sinani. (lokali)

Qytetari: Po ça po bën aty ajo?

Djali: Po pi.

Qytetari: Ça po pi ajo?

Djali: Birra.

Qytetari: Po bukë kush të dha?

Djali: Albana.

Qytetari: Do flesh këtu sonte ti?

Djali: Po!

Qytetari: Shumë mirë! Ikëm neve. Nesër do shihemi prapë, mirë?

Djali: Mirë!

Qytetari: Natën e mirë!

Djali: Natën!

Banorët e njësisë 5 shprehen se u vjen keq, ndaj kujdesen ata për fëmijën. Janë pikërisht fqinjët e 7-vjeçarit që kërkojnë sistemimin e tij në një qendër ku të kujdesen për të.

Banori: Kemi ardhur këtu për një hall të madh, kemi një fëmijë të vogël që nuk e mban nëna e tij, rri çdo ditë nëpër lokale dhe nuk përkujdeset. Detyrimisht, unë me nusen time Albanën e mbajmë tek shtëpia jonë dhe i japin çfarë i do qejfi atij sepse nëna e lë pa bukë e pa veshje.

Gazetarja: Po ku shkon nëna?

Banori: Nëna shkon ku i do qejfi. Nuk punon fare, shkon nëpër lokale dhe bën qefin e vet.

Gazetarja: Po kush kujdeset për këtë fëmijë?

Banori: Ne, unë dhe Albana. Ne e kemi mbajtur 1 muaj, 2 këtu.

Gazetarja: Po nuk e kuptoj, ku shkon nëna?

Banorja: Nëna çohet në orën 4 pasdite dhe ikën ditën në lokal deri në 2-3 të mëngjesit.

Gazetarja: Po çfarë bën deri në orën 2 të mëngjesit?

Banorja: Pi.

Banori: Duhet të dërgohet tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” me rregulla, me gjëra sepse është një njeri i zgjuar, i edukuar vetëm se kjo e ka lënë 2 muaj pa shkollë sepse vjen në orën 3 të mëngjesit. E mbaj unë personalisht sepse më vjen keq sepse kam fëmijë. “Stop-in” e dua shumë, i dua të gjithë si Gentin, si Saimirin i dua në mënyrë shembullore sepse janë çuna të mirë dhe bëjnë.

Por çfarë thotë 7-vjeçari për “Stop”?

Gazetarja: Si quhesh?

Fëmija: Aleks.

Gazetarja: Sa vjeç je?

Fëmija: 7 vjeç.

Gazetarja: Në çfarë shkolle?

Fëmija: Tek “Vasil Shanto”.

Gazetarja: Ke vajtur tek shkolla?

Fëmija: Jo.

Gazetarja: Sa ditë ka që nuk ke vajtur tek shkolla?

Fëmija: 3 muaj. Nuk më çon mami.

Gazetarja: Pse nuk të çon mami?

Fëmija: Nuk i del gjumi, as mua nuk më del.

Gazetarja: Pse nuk i del gjumi mamit?

Fëmija: Vjen në 3 të natës.

Gazetarja: Po çfarë pune bën mami?

Fëmija: Nuk punon, pi. Gënjen kur thotë se bëj punë.

Gazetarja: Po për ty kush kujdeset?

Fëmija: Të tjerët, Albana. Ajo zonja aty.

Gazetarja: Kush të ushqen, kush të vesh?

Fëmija: U laga një ditë, më ndërroi Albana dhe pastaj mami ishte tek lokali, po pinte.

Gazetarja: Po mirë, në darkë ti nuk është se del rrugëve vetëm apo jo?

Fëmija: Dal.

Gazetarja: A nuk ke frikë?

Fëmija: Jo.

Gazetarja: Ku shkon ti?

Fëmija: Ja, këtu tek Albana. Flej aty përtokë tek ai tapeti. Më jep një jastëk që të vë kokën. Merr një batanije tek komishja tjetër dhe më mbulon.

Gazetarja: Ku? Hajde ma trego.

Fëmija: Flej këtu.

Gazetarja: Pra, Aleksi derisa të vijë mami ti qëndron këtu, pastaj kur vjen mami të merr?

Fëmija: Jo, nuk më merr.

Gazetarja: Ditën tjetër e takon mamin?

Fëmija: Ehh… Deri kur vjen mëngjesi këtu fle.

Gazetarja: Këtu të mban Albana?

Fëmija: Eh…