osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E thërret prokuroria: Basha vazhdon avazin e raportit, “arratiset” në Bruksel, braktis protestën

E thërret prokuroria: Basha vazhdon avazin e raportit, “arratiset” në Bruksel, braktis protestën

Kryetari i PD Lulzim Basha, pritet të niset nesër në Bruksel duke braktisur protestën e ditës të enjte në orën 10, dhe duke ju shmangur thirrjes që i është bërë të njëjtën ditë në prokurori.

Burime zyrtare nga PD i thanë se Lulzim Basha do marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane (EPP Political Assembly), e cila zhvillon punimet ne 20 dhe 21 mars në Bruksel.

Duke shfrytëzuar këtë aktivitet të EPP Lulzim Basha me një gur vret dy zogj.

Së pari shmang thirrjen në prokurori, e cila e ka njoftuar prej disa ditësh për ta pyetur në lidhje me skandalin e financimeve Ruse për lobim në SHBA nëpërmjet kompanive offshore.

Prokuroria ka njoftuar se ka thelluar hetimet për lobimet e Partisë Dmeokratike në SHBA dhe ka thirrur për të pyetur kreun e kësaj partie Lulzim Basha, ish sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe atë aktual Gazmend Bardhi.

Burime zyrtare nga prokuroria theksuan se janë kthyer disa letër porosi nga SHBA dhe Skocia. Në vendin e parë ndodhet kompania lobuese dhe Skoci është kompania që ka kryer pagesat. Lulzim Basha në daljet e tij mediatike pas publikimit të skandalit ka mbajtur tre qëndrime të ndryshme në lidhje me finacimit rus për lobimet e PD në SHBA.

Së dyti shkon në EPP për të rregulluar kredencialet e tij të cilat janë përtokë në BE. Simotrat e PD në grupimin e Partive Popullore, janë në pushtet në shumë vende të BE, dhe kanë mbajtur qëndrim të ashpër ndaj vendimit të Bashës, për djegien e mandateve të deputetëve. Ky mund të ishte një shans për të takuar disa nga politikanët më të rëndësishëm në Europë.

Kreu demokrat nga ana tjetër duke shmangur prokurorinë me justifikimin e takimeve në EPP, braktis dhe protestën që pritet të zhvillohet të enjten përpara parlamentit. Demokratët do duhet të protestojnë nën urdhrat e Monika Kryemadhit si bashkëkryetare e opozitës./CNA.al