osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E sulmoi për dokumentarin! Marin Mema ironi me deputeten minoritare me emrin Artemisa dhe mbiemër Malon: Suksese zonjë për hartimet, se qenke dhe deputete që nuk i’u njeh askush!

E sulmoi për dokumentarin! Marin Mema ironi me deputeten minoritare me emrin Artemisa dhe mbiemër Malon:  Suksese zonjë për hartimet, se qenke dhe deputete që nuk i’u njeh askush!

Deputetja socialiste e qarkut Gjirokastër, me origjin minoritare dhe me emër grek Artemis dhe mbiemër shqiptarë Malo sulmoi ashpër gazetarin Marin Mema për dokumentarin për Dropullin, për të cilin faktonte me dokumenta se në këtë fshat jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, si mbiemri i saj Malo, (Mali) etj.

Ajo e paralajmëronte se nuk do t’i shpëtonte përgjegjësisë ligjore, ndërsa thonte se ekrani do të ishte më mirë pa të.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i gazetarit, i cili shprehet se nuk i pëlqen t’i kushtojë rëndësi atyre që shesin dëngla pa lexuar e pa ditur, por i tërhoqi vëmendjen hartimi i deputetes.

Mema e pyet Malon se çfarë qëllimi fshihet pas këtij shpërthimi të saj, ndërsa thekson se e vërteta nuk mbulohet me “like” politike.

“Hartimi i shkruar dhe i përgatitur keq si një poezi patetike e klasës së pestë nuk merret me faktet, por me mua personalisht. Ti tregon ujkun, por zonja deputete merret me gjurmët. Ti tregon dokumentat, por zonja deputete nuk i përmend fare. Ti i mëshon bashkëjetesës, por zonja deputete bën sikur nuk e dëgjon. Ti i mëshon mikëpritjes dhe zemrës së mirë të asaj zone, por zonja deputete e anashkalon. Pse o zonjë deputete ? Cfarë të frikson nga ato dokumente ? Nuk ju pëlqejnë ? Nuk ju pëlqeu mesazhi se ne jemi e do të jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë ?

Cfarë interesi fshihni ju si deputete e asaj zone ? Përse në hartimin tuaj të klasës së pestë nuk përmendni edhe historianët e nderuar që folën në dokumentar ? Janë të dy doktorë profesorë dhe jo si shumë prej jush që gradat ju vlejnë sa një sufllaqe… Pse merreni me mua personalisht dhe jo më të dhënat ? Pse nuk ju pëlqen fakti që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, Progoni etj etj… Ku është e keqja ? Pse duhet patur frikë për ta thënë diçka të tillë ? Urdhëroni e hidhini shkencërisht poshtë këto fakte dhe lërini hartimet… Faktet janë fakte ! Unë kam sjellë thjesht faktet. I hidhni dot poshtë ? Sigurisht që jo !!

E nderuar deputete unë nuk kam kohë për hartime. Nuk i bëj fresk askujt përveç vendit tim, nuk e shes vendin tim dhe as interesat e tij. Po ju zonjë si do të paraqiteni “nesër” balltazi qytetarëve të Gjirokastrës , Libohovës, Nepravishtës e Lazaratit, Tepelenës e Memaliajt, Përmetit madje edhe Dropullit, ballë të gjithë shqiptarëve të ndershëm në ato zona ? Si do të paraqiteni me hartime të tilla e mbi të gjitha mendime antishqiptare ? Si do tu thoni se keni sulmuar një gazetar që nuk bëri asgjë më shumë se të thotë të vërtetën. Thjesht të vërtetën zonjë. .Thjesht të vërtetën. E vërteta nuk mbulohet me “like” politike ju siguroj. ‘Like’ politike janë të rreme”, shkruan ai.

Më tej, gazetari thumbon Malon, teksa i thotë se deklarata e saj e bëri që ta njihte si deputete, pasi nënvizon se mandatin nuk e ka përdorur kurrë për hallet e zonës në foltoren e Kuvendit.

“Ju personalisht nuk keni kuptuar asgjë nga ky dokumentar, mesazhi i të cilit ishte se ne jemi e do të jemi bashkë, në një udhë të përbashkët, me probleme e halle të njëjta dhe sigurisht nuk Ju lejoj ta keqpërdoni këtë mesazh. Janë fakte që bashkojnë zonjë, jo fakte që ndajnë. Kështu nuk i shërbeni askujt përveçse kultivoni ndasinë.

Nëse nuk e keni kuptuar. Atëherë rishikojeni. Urrejtja ju ka zënë arsyetimin. Ky dokumentar ishte në respeskt të banorëve të asaj zone që ju po përpiqeni ta përçani për arsye politike.

Ndoshta më e mira do të kishtë qenë të heshtnit e të mos përpiqeshin më këtë hartim patetik të tërhiqnit vëmendje për të kapur 7 vota më shumë.. Jo për gjë, por ato 7 vota që po kërkoni ti fitoni te ndonjë ekstremist a antishqiptar, JU personalisht do ti humbni të shumëfishuara tek shqiptarët e vërtetë ata që kombin nuk e kanë parti dhe as ngjyra interesash. Mua nuk më intereson aspak partia juaj zonjë dhe as partitë kundërshtare tuajat, mua më intereson e vërteta e kombit tim. Kaq dhe asgjë më shumë. Më intereson ta bëj punën time me korrektësi e vërtetësi pa u shitur e blerë, pa u përdorur si leckë nga askush.

Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zonës tuaj dhe halleve të banorëve të saj.

PS : Megjthatë diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve”, përfundon Mema.