Një gjarpër i pazakontë për zonën është parë nga banorët e fshatit Kurçelaj në Mat. Banorë të zonës të cilët edhe kanë filmuar zvarranikun thanë se ai ishte me përmasa të mëdha, rreth 3.5 metra. Në videon e dërguar në redaksinë e Report Tv nga banorë të Matit, duken qartë pamjet e përbindëshit i cili qëndron i varur në një pemë.
Banorët thanë se ky është rasti i tretë që në këtë fshat gjendet një gjarpër i këtyre përmasave. Ata dyshojnë se zvarranikët gjigantë janë sjellë aty nga disa turistë me motorë, të cilët kanë ndaluar disa ditë më parë dhe i kanë hedhur bashkë me disa kuti.
Ndërsa askush nuk mund të sqarojë me saktësi se përse në këtë fshat janë shfaqur këta gjarpërinj, frika tek banorët është e madhe, pasi ata janë shfaqur pranë banesave të fshatit.