Monika Kryemadhi iu përgjigj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se pas Berishës, radhën për t’u shpallur non grata e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama.
Ajo u shpreh se Basha duhet pyetur sa vite ka që nuk shkon në SHBA. Ndalur tek ftesa e Gabriel Escobar ndaj kryedemokratit, Kryemadhi tha se edhe pas kësaj Basha nuk ka udhëtuar drejt SHBA.
Me batutë, kryetarja e LSI deklaroi se edhe nëse do ishte ‘non grata’do i bënin nder pasi do kursente paratë e biletave.
“Para se Basha të bëhet zëdhënës i Ramës, duhet pyetur Basha sa vite ka që nuk shkon në SHBA. Pse nuk shkon në SHBA. Selinë e mbron Gazi. Duhet të kuptojmë një gjë nëse do kishte drejtësi në Shqipëri do ndiqnim paratë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës me kë grupe lobimi kanë punuar në SHBA. Kryemadhi është mirënjohëse nga SHBA për shkollën e saj.
Nuk është Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta non grata. Edhe po qe Kryemadhi non grata nder do na bëjnë se do na kursejnë lekët e biletave. Partnerët tanë e dinë mirë kush ishte iniciatori i djegies së mandateve.
Bashës ia kam bërë të qartë nëse tradhton kauzën e djegies së mandateve, nuk të ndahem këmba këmbës. Nuk i ndahem, do ta luftoj”, tha Kryemadhi.