Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje të mrekullueshme nga Kisha e Shën Kollit, e cila është një perlë e Trashëgimisë Kulturore që u shpëtua në rrënimi falë ndërhyrjes në kohë nga qeveria që ai drejton.
Rama iu bën ftesë të gjithëve që ta vizitojnë këtë destinacion tërheqës.
“MIRËMËNGJES
dhe me sugjerimin miqësor për të gjithë ata që zbresin në Jug, për të mos e humbur këtë perlë të Trashëgimisë sonë Kulturore, pasi e shpëtuam nga rrënimi dhe e kthyem në një tjetër destinacion tërheqës për turistët e për eksploratorët e thesareve të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.