Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha në një shkrim në rrjetin social Facebook teksa ka marrë pjesë në një ndeshje të ekipit të Dinamos, ka thumbuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. “FSHF dhe Don Duka shkatërruan kompleksin më të mirë sportiv në vend, kompleksin “Dinamo” për të ndërtuar zyrat luksoze 9 milionë euro të federatës”, është shprehur Hoxha.
Statusi i plotë i Artan Hoxhës në Facebook
Kompleksi sportiv Peze-Helmes
Kategoria e pare, Grupi A,
Java e 9-te
Dinamo vs Veleciku i Koplikut 1-1
Me ne fund pas 7 humbjesh rresht trajneri i ri italian i Dinamos debuton me barazim, sepaku prishi serine e humbjeve, mori nje pike, skuadra shenoi dhe golin e dyte ne 9 jave kampionat…
Renia nga kategoria per fat te keq duket e sigurt.
18 here kampioni i Shqiperise, skuadra e dyte me e titulluar ne vend, per here te pare ne 69 vitet e egzistences se saj, ka marre rrugen per te zbritur ne kategorine e dyte….
Me Blue Boys,
ku do qe te jete,
sido qe te jete…
FSHF dhe Don Duka shkaterruan kompleksin me te mire sportiv ne vend, kompleksin “Dinamo” per te ndertuar zyrat luksoze 9 milione euro te federates.
Edhe presidenti i UEFA-s Ceferin, mbeti i habitur kur mori vesh sa e madhe dhe luksoze do ishte zyra e Don Armandos.
“Edhe une dua nje zyre kaq te madhe sa kjo e Armandos”, tha shefi i UEFA-s Ceferin…
Kompleksin dhe stadiumin ia moret, skuadren pasi e perzute nga kryeqyteti duke e detyruar te luaje fshatrave mund ta shperbeni fare…
por historine nuk ia fshini dot, ajo eshte shkruar per 69 vite me radhe me gjakun dhe djersen e mijera futbollisteve te shkelqyer…