osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E rrethuar nga varfëria, 14-vjeçarja qep këpucë gjithë natën për të siguruar bukën

E rrethuar nga varfëria, 14-vjeçarja qep këpucë gjithë natën për të siguruar bukën

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar një grua e quajtur Blerina e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj.

Që në moshë 13 vjeçe asaj i janë ndarë prindërit dhe në gjyq ajo ka zgjedhur të jetonte me babain e saj sepse ishe shumë e lidhur me të. Sipas Blerinës, vendimi që mori në gjyq nuk u pranua lehtë nga nëna e saj e cila nuk ia ka falur kurrë faktin që vendosi të jetojë më të atin.

Blerina: Unë jam vajzë Durrësi, lindur dhe rritur në Durrës, që e vogël mu ndanë prindërit në moshën 13-vjeçare dhe për këtë arsye ne kemi jetuar me babin. Mami filloi divorcin dhe ne akoma e nuk e dimë arsyen sepse kemi qenë të vegjël. Problemi është se mami nuk ma ka falur kurrë faktin që thashë në gjyq se do shkoj me babin.

Ardit Gjebrea: Po pse the në gjyq që do shkosh me babin?

Blerina: Si më e përkëdhelur nga babi, ti e di që gocat çmenden pas babait, edhe vajza ime e vogël çmendet pas të atit.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ishit ju atëherë?

Blerina: Unë kam një vëlla më të vogël që e dua shumë, ai është jeta ime.

Ardit Gjebrea: Gjatë gjithë kësaj kohe ju jetuat me babin?

Blerina: Me babin, xhaxhain dhe gjyshen.

Ardit Gjebrea: Deri në çfarë moshe?

Blerina: Deri në moshën 26 vjeç.

Ardit Gjebrea: Për cilin motiv vendose që t’i bashkoheshe mamit?

Blerina: Në 2010 që u hapën vizat unë shkova tek mami. Kur i vdiq burri mamit…

Ardit Gjebrea: Pse mami u martua prapë?

Blerina: Mami u martua prapë pas 5 vitesh që na priti neve, ne nuk shkuam dhe shoqja e saj e martoi me një italian.

Ardit Gjebrea: Dhe është akoma me atë?

Blerina: Jo ka vdekur në 2010. Ka vdekur në momentin që u hapën vizat dhe unë që mos ta lija mamin vetëm, kam qenë e para që kam hipur në traget. Aty mami kishte një komshie përballë dhe burri i saj që është babai i Antonios, punonte në një firmë me burrin e mamit tim Luigjin.

Ardit Gjebrea: Pra Antonio është bashkëshorti yt?

Blerina: Po Antonio është bashkëshorti im.

Ardit Gjebrea: Ti u njohe me Antonion.

Blerina: U njoha me Antonion një ditë kur e shika pushim tek restoranti që punoja në Itali sepse sa shkova fillova të punoj në restorant. Antonio parkonte gjithmonë makinën poshtë ballkonit të mamit. E pashë alamet djali, për ta pirë në kupë. I thashë hajde brenda pimë kafen dhe bisedojmë dhe gjëra të tilla. Ai ngeli sepse është shumë i turpshëm si tip dhe është tip i mbyllur. Më tha në rregull, erdhi brenda, pimë kafen, dolëm në darkë në një koncert që u bë aty afër po atë ditë që u njohëm. /Klan/