osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“E rrasën brenda dhe këtu të vdesësh i thanë”! SPAK i burgosi vajzën, babai i ish-gjyqtares së Krujës shpërthen i revoltuar: Na gjeti trok ky vit i ri!

“E rrasën brenda dhe këtu të vdesësh i thanë”! SPAK i burgosi vajzën, babai i ish-gjyqtares së Krujës shpërthen i revoltuar: Na gjeti trok ky vit i ri!

Belul Hoxha, babai i ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet prej muajsh në qeli sepse akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, thotë se viti që lamë pas për të ka qenë i vështirë ndaj dhe uron që të mos ketë më të tillë.

Ai është ndalur spontanisht në rrugë për një “vox pop” dhe ka treguar se ishte babai i Enkelejda Hoxhës. Përpos halleve të shëndetit dhe luftës së përditshme për mbijetesë, Belul Hoxhës iu desh të ndiqte dhe vajzën në burg e gjyqe.

“Nuk shpenzova shumë, tani trokë. Shpenzime po, shëndeti po dhe një hall tjetër që i kryeson të tëra. Unë jam babai i gjyqtares së Krujës që e rrasën brenda atje. Ajo nuk ka bërë asnjë gabim, as ka vënë dorë në lekë as plane. Çfarë planesh, asaj nuk i ndahej mundimi, nga Dibra me vrap në Krujë, Burrel,Tropojë, Has. Për mua mos ardhtë më kështu ky vit i ri.

Ishalla 2022 është më i mbarë nga drejtimi i vendit, lë shumë për të dëshiruar. Nuk e zgjidhim dot kollaj këtë, se kanë marrë nga një copë postiqe, karrige ata që janë dhe si lëshojnë kollaj. Shih botën që formojnë qeverinë për 48 orë. Do të vuajmë, nuk është kollaj demokratizimi i jetës së vendit. Drejtësia do kohë dhe vite, brezi i ri të marrë drejtimin e vendit. Nuk është se nuk kemi por si lënë ata të vjetrit”, ka thënë babai i ish-gjyqtares për Ora News.