osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E ridënuan 21 vjet për vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia: Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari

E ridënuan 21 vjet për vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia: Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari

Gjykata e Apelit ka ridënuar dje Izet Haxhinë me 21 vite burg për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Megjithëse janë botuar dëshmi të rëndësishme sipas të cilave Haxhia nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë vrasje, Gjykata ka vendosur të rikonfirmojë dënimin për ish-truprojen e Sali Berishës.

Është e pamundur të mos dyshohet ndikimi politik në këtë ridënim të personit që ka dëshmuar për vite me radhë publikisht kundër Berishës.

Haxhia ka botuar disa vite më parë edhe një libër ku ka përmbledhur dëshmitë e tij. Libri mban titullin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” dhe ka një parathënie të shkruar nga ish-pedagogu i Haxhisë, i ndjeri Sabit Brokaj.
Në libër Haxhia këmbëngul se nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hajdarit dhe se nuk ka vrarë kurrë njeri në jetën e tij.

“Deri sot s’kam vrarë njeri, por po të vendos ta bëj Sali Berisha do të jetë i pari” – shkruan ai.

“Disa prej jush mund të më quajnë edhe “tradhtar” apo “bukëshkalë” pse unë flas kështu për Berishën. Jo, të dashur miq! Unë as kam qenë dhe as nuk mund të bëhem tradhtar apo bukëshkalë. Unë nuk kam tradhtuar duke rrëfyer në këtë libër të vërtetat dhe vetëm të vërtetat që di unë për Berishën.

Tradhtari është Berisha! Është ai që na mashtroi, që na ndau mes nesh, që na përçau si popull, që na vodhi me klanet e monopolet e tij, që pas 25 vjetësh akoma mendojmë të braktisim e të shpëtojmë nga ky vend jonë që nuk iu nda mallkimi i atyre që e kanë drejtuar për tash 100 vjet. Dhe unë mendoj se një nga mallkimet dhe të këqijat më të mëdha të këtyre 100 vjetëve është Sali Berisha.” – shton më tej.

Dr. Sabit Brokaj në parathënien e librit shkruan: “Ky libër që përmbledh intervistat e Izet Haxhisë ka një vlerë jo vetëm politiko-historike, por edhe juridike, të cilës do t’i jepja vlerë të veçantë. Këto intervista tregojnë thelbin e çudisë (sekretin) tranzicionit shqiptar, pjesën e pistë e kriminale të tij. Ajo ngjan si një përsëritje e momenteve fatkeqe të historisë tonë, të daljes në krye të tradhtarëve, spiunëve, antishqiptarëve që kanë sabotuar apo dështuar përparimin e Shqipërisë”