jë ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të të shtunës në Teba të Greqisë, ku një biznesmen 45-vjeçar, i identifikuar si Kostas Tsaftaridis është qëlluar për vdekje. Babai i dy fëmijëve, u vra jashtë banesës së tij, ndërsa autori pasi e la të vdekur në vend, u largua me një makinë ngjyrë blu.
Viktima, i cili ishte pronari i një kompanie ndërtimi dhe po ashtu jepte makina me qera, mori 6 plumba. 4 prej tyre e goditën në trup, ndërsa të tjerët i mori një në kofshë dhe në një kokë.
Nga vendi i krimit, policia e Sigurimit të Thebes, mblodhi nëntë predha “9 mm”, të cilat do të dërgohen në laboratorët mjeko-ligjorë të Policisë greke, për të përcaktuar nëse arma është përdorur në ndonjë vrasje tjetër.
Po ashtu, Policia po kërkon video nga kamerat e sigurisë në zonë, për të zbuluar më shumë lidhur me autorin. Në të njëjtën kohë, ata pritet të marrin dëshmi nga të afërmit dhe miqtë e viktimës për të zbuluar nëse ka marrë ndonjë kërcënim së fundmi, si shenjë paralajmërimi për atentatin.Protothema